Shkencëtarit shqiptar, Edor Kabashit, i jepet Çmimi Ndërkombëtar PG për Mjekësinë - Business Magazine Albania

Shkencëtarit shqiptar, Edor Kabashit, i jepet Çmimi Ndërkombëtar PG për Mjekësinë


Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi është fitues i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësinë. Çmimi u dorëzua dje gjatë një ceremonie të mbajtur në Dublin, në përfundim të një Simpoziumit XXVI Ndërkombëtar mbi ALS / MND, ku 39-vjeçari Kabashi paraqititi një përmbledhje të punimit fitues të këtij edicioni.

Ai është përzgjedhur nga 15 punime shkencore gjithsej dhe materiali i tij është një zbulim i rëndësishëm në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS). Çmimi jepet nga Instituti Paulo Gontijo në Brazil për të nxitur kërkimet e studiuesve të rinj në mbarë botën për të ndihmuar në shërimin e ALS.

Dr. Edor Kabashi nga Durrësi dhe ekipi që ai drejton, punojnë që prej pesë vjetësh në Paris. Shkencëtari shqiptar është nderuar edhe me çmime të tjera në këtë fushë.

Çmimi Ndërkombëtar i Mjekësisë PG është njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe nga partnerët e saj Aleanca Ndërkombëtare e ALS, Motor Neurone Diasese Association (MNDA) dhe Komuniteti Europian për kërkime për kurimin e ALS (ENCALS).

Diçka rreth “Çmimit PG”
Që nga viti 2007,  Instituti Paulo Gontijo (IPG) inkurajon hulumtimet shkencore lidhur me sklerozën laterale amiotrofike (ALS) përmes Çmimit Ndërkombëtar Paulo Gontijo (PG Award) në Mjekësi. Çmimi analizon studimet e studiuesve të rinj në mbarë botën dhe ka një komision gjyqtarësh të përbërë nga pesë studiues, të vlerësuar nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. Ky Çmim i përvitshëm filloi të jepet në 2011, me mbështetjen ndërkombëtare të MNDassociation, të Aleancës Ndërkombëtare të shoqatave MND / ALS dhe ENCALS – Komuniteti Europian që studion kurën e ALS.

Kërkuesi shkencor shqiptar
Edor Kabashi, kërkuesi shkencor nga Durrësi, është bërë i njohur për punimet shkencore në fushën e sklerozës amiotrofike laterale ALS.

Djali i madh i një mësuesi matematike, Kujtimi, dhe një arkitekteje, Irma, që aktualisht banojnë në Toronto (Kanada), Kabashi i ri, u nis nga Durrësi për në SHBA pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1995. Ai u dallua shpejt për rezultate të larta në universitetin e Rhode Island në SHBA, ku u nderua me diplomë nga ish-presidenti Bill Klinton. Më pas studion mjekësi dhe biologji në Marylend. Studimet e tij vijojnë në Sorbonë (Francë) dhe në Montreal (Kanada), ku në vitin 2006 merr gradën doktor në neurologji dhe biologji.

Pas përfundimit të të gjitha shkallëve të doktoraturës ai ka patur një karrierë brilante në fushën studimore të sëmundjes ALS (skleroza amiotrofike laterale).

Rezultatet e punës kërkimore të Edor Kabashit kanë zënë vend prej disa vitesh në revistat më të mëdha të specializuara të shkencave mjeksore.

Që nga viti 2011 ai drejton një grup kërkimor në Institutin e Neuroshkencave në Paris, në të cilin bën pjesë edhe bashkëshortja e tij rumune Sorana Ciura, edhe ajo gjenetiste e formuar në universitetin Mac Gill, njëlloj si Edori.

Rreth Institutit Paulo Gontijo
Instituti Gontijo Paulo është një institucion jofitimprurëse, i cili vepron për të nxitur kërkime dhe studime shkencore të cilat kontribuojnë në rritjen e nivelit të njohurive në lidhje me sklerozë laterale amiotrofike (ALS). Për më tepër, ky Institut ka për qëllim të zhvillojë vetëdijen dhe veprimet humanitare që ndihmojnë specialistët më të mirë, pacientët dhe familjet e tyre.

Mjeku dhe inxhinier Paulo Gontijo u diagnostikua me ALS në vitin 1999. Si një studiues, ai pa u lodhur bëri kërkime për të gjetur shkakun dhe kurimin e sëmundjes dhe ideoi hapat e parë se si do të jetë institucioni dhe cili do të jetë kontributi i tij. Instituti Gontijo Paulo është themeluar nga familja e tij në vitin 2005, tre vjet pas vdekjes së tij.

“Modele të thjeshta për të gjetur rrugët mjekuese të ALS”

Edor Kabashi dje nga Dublini intervistë për TV brazilian “TV Globo”

1. Në kërkimet tuaja, ju zhvilloni peshk zebra me mutacione tashmë të lidhura me ALS-në. Është e saktë kjo? Ç’lloj përgjigjesh mund të sjellin për sëmundjen këto modele ?

-Objektivi ynë është që të manipulojmë gjenet që zakonisht ndryshohen në Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS) si edhe të përcaktojmë rëndësinë e tyre në zhvillimin e njësive funksionale motorike. Meqë gjenomi i peshkut zebra është i lidhur ngushtë me gjenomin njerëzor, pothuajse të gjitha gjenet ALS kanë orthologë të peshkut zebra. Kjo na lejon që të supozojmë se cila është rëndësia e këtyre shënuesve gjenetike dhe sesi këto mund të shkaktojnë degjenerim të neuroneve motorikenë ALS.

2. Pse janë peshqit zebra një model i mirë?

-Peshqit zebra kanë disa përparësi. Siç e përmenda, ADN-ja jonë gjenomike është e lidhur me të tyren. Gjithashtu, këto kurrizorë zhvillohen kaq shpejt, sa dy ditë pas pllenimit bëjnë njësi funksionale motorike. Së fundi, kur kryqëzohen, një çift peshk zebrash mund të prodhojë qindra vezë, duke përshpejtuar testet tona gjenetike dhe funksionale.

3. Mundet që studimi i këtyre modeleve transgjenike shumë shpejt do të ndikojë drejtpërdrejtë tek të sëmurët?

-Ne po testojmë ilaçe në modelet tona gjenetike për të gjetur komponimet neurombrojtëse. Në bashkëpunim me një numër kolegësh kanadezë, një prej këtyre barnave, të quajtur pimozide, që është gjetur në modelet peshkut zebra dhe provuar në modelet e miut, po testohet në pacientë me ALS. Ne sigurisht shpresojmë që këto modele të thjeshta do të na ndihmojnë për të gjetur rrugët mjekuese të ALS.

4. Sa gjene janë tashmë të lidhura me ALS-në? Përse është e rëndësishme për t’i studiuar këto gjene?

-Më shumë se një duzinë gjenesh janë të njohura që shkaktojnë ALS, në një numër të të sëmurëve. Në përgjithësi, këto shkaqe gjenetike shpjegojnë rreth 5-10% të pacientëve të ALS. Me zhvillimin e modeleve qelizore dhe të kafshëve të përshtatshme ne mund të përcaktojmë terapi të përshtatshme për këta pacientë ALS.

Skleroza amiotrofike laterale
ALS (inicialet anglisht për Amyotrophic lateral sclerosis – skleroza amfiotrofike laterale / anësore) është një sëmundje terminale, që karakterizohet nga paraliza progresive e muskujve në të gjithë trupin.

Nëntëdhjetë për qind e pacientëve me ALS vdesin brenda pesë viteve pas përcaktimit të diagnozës dhe disa të tjerë në më pak se një vit. Rreth 3 000 kanadezë kanë këtë sëmundje, por momentalisht nuk ka asnjë metodë efektive mjekimi.

ALS-ja shkaktohet nga vdekja e neuroneve motorike, të cilat lidhin trurin me muskujt. Ndonëse shkaku konkret mbetet i panjohur, zbulimet premtuese vitet e fundit sigurojnë të dhëna të rëndësishme që do të hapnin rrugën për terapi të reja dhe një shërim eventual.

Burimi: Shkruar nga Aljosha Keko dhe publikuar në ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0