Si mund te permiresoni sinjalin WiFi ne iPhone - Business Magazine Albania

Si mund te permiresoni sinjalin WiFi ne iPhone


Secili person qe perdore sinjalin WiFi e di qe nganjehere ky sinjal mund te jete shume i dobet dhe te shkaktoje shume probleme, mirepo per kete zgjidhja eshte Linkase, qe do zgjedhe problemet.
 
Maska e re Linkase me shtojcen per WiFi per iPhone premton se do ta rregulloje kete problem me nje antene shtese ne anen e pasme, e cila rrit kapacitetin e sinjalit WiFi.
 
Pas vendosjes se maskes ne iPhone, ne anen e pasme gjendet antena e cila nxirret nga lart dhe permes se ciles behet permiresimi i sinjalit.
Sipas asaj qe shkruajne nga fabrika Absolute Technology e cila e zhvilloi kete pajisje, sinjali permes saj rritet per madje 50% me shume.
 
Linkase eshte i punuar nga polikarbonati dhe eshte i mbuluar me lekure nga ana e jashtme qe e ben me te pershtatshem per perdorim, ndersa nga ana e perparme eshte i veshur me gome per shkak te mbrojtjes me te mire te qelqit.
 
Eshte ne disponim ne ngjyre te bardhe, zeze, kuqe, hiri dhe kalter. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0