Samsung Galaxy S IV prezantohet zyrtarisht me 14 mars - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy S IV prezantohet zyrtarisht me 14 mars


Pas muajve te tere thashethemesh dhe spekulimesh, eshte konfirmuar me ne fund data e prezantimit te Samsung Galaxy S IV, i cili do te zbulohet zyrtarisht ne eventin e 14 marsit ne Nju Jork.
 
Ky do te jete gjithashtu prezatimi i pare i Samsung-ut ne SHBA qe prej vitit 2010 kur u lancua origjinali Galaxy S. Ftesat zyrtare u derguan ne media diten e hene, ku motoja kryesore ishte “ready 4 the show” – nje tregues teper i qarte i Galaxy S IV. Vendndodhja zyrtare nuk eshte bere ende e ditur deri tani, nderkohe qe dihet ora e eventit (7 pm EST).
 
Sigurisht qe kompania nuk dha detaje te tjera lidhur me specifikat, megjithate, sipas thashethemeve, Galaxy S IV do te kete ekran 5 inc Full HD, 1080p, 2 GB RAM, kamer 13 megapixel dhe nje procesor eight-core Exynos SoC. Gjithsesi, keto te dhena vijne nga burime jo te konfirmuara.
 
Disa nga specifikimet me pikante perfshijne softuerin per ndjekjen (gjurmimin) e syrit si dhe ekranin fleksibel. Edhe pse lancimi i Samsung Galaxy S IV eshte nje nder temat me te diskutuara ne boten e teknologjise, nuk mund te themi se eshte e vetmja e nje rendesie kaq te madhe.
 
Gjate kesaj jave ne Mobile World Congress qe po zhvillohet ne Barcelone, te gjithe mezi po presim zbulimet e fundit te prodhuesve si HTC, vecanerisht ne tregun e smartoneve me Android. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0