Google zbulon Chromebook Pixel, laptopin me ekran me prekje - Business Magazine Albania

Google zbulon Chromebook Pixel, laptopin me ekran me prekje


Google ka prezantuar te enjten laptopin e ri Chromebook, i cili ka ekran me prekje, procesor te fuqishem dhe rezolucion teper te larte.
Chromebook Pixel eshte i disponueshem ne dyqanin Google Play dhe do te filloje shperndarjen per shitje ne prill te ketij viti. Laptopi ka ekran me prekje 12.85 inc me Gorilla Glass.
 
Rezolucioni eshte 4.3 milione pixels, qe perkthehet ne 239 pixel per inch. (nje laptop i zakonshem Windows ka pothuajse gjymen e ketij rezolucioni; teknikisht laptopi ia kalon edhe Macbook Retina.)
 
Chromebook Pixel vjen ne versione, te dyja me procesor Intel Core i5. Modeli i thjeshte ka vetem Wi-Fi, ndersa ai me i shtrenjte mund te lidhet ne SHBA edhe me rrjetin super te shpejte LTE te Verizon.
Sipas Google, bateria zgjat 5 ore. Pajisja ka te instaluar QuickOffice ne shfletues si dhe ka nje vend per karte SD per ngarkimin automatik te fotove ne Google+.
 
Cmimet jane:
1299 $ per versionin vetem me Wi-Fi
1449 $ per versionin me Wi-Fi + LTE
Gjithsesi, Google theksoi se laptopi nuk eshte per te gjithe, ne kuptimin qe i dedikohet me teper perdoruesve qe “jetojne ne cloud.” (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0