Prodhuesi tajvanez i smartfoneve, HTC, do te filloje lancimin e telefoneve me ekran me te madh se 5 inc si dhe do te zhvilloje pajisje me cmime te arsyeshme per tregun kinez.
Drejtori financiar i kompanise, Chialin Chang, u shpreh gjate nje interviste se nuk do ta kufizojne veten tek smartfonet me ekran me te vogel se 5 inc. “Do te sjellim nje linje teper interesante ne muajt ne vijim, keni per ta pare.”
Ne fund te vitit te kaluar, kompania filloi te shiste smartfonet e pare 5 inc me rezolucion 1080p, HTC Butterfly dhe Droid DNA. Nderkohe qe rivalet e tyre kane filluar te shesin tashme telefone me ekran te medha, te njihen shpesh edhe me emrin “phablets” (bashkim i fjaleve phone dhe tablet).
Me i njohuri eshte ndoshta linja Samsung Galaxy Note, me e fundit prej se cilave ka ekran 5.5 inc. Ne janar, kinezet Huawei zbuluan Ascend Mate, qe ka ekran 6.1 inc.
Sipas firmes kerkuese IHS iSuppli, kerkesa per telefone me ekran me te madh se 5 inc do te dyfishohet kete vit, nderkohe qe dergesat per shitje priten te arrijne 60 milione njesi.
Tajvanezet, nga ana tjeter, do te zgjerojne biznesin e tyre edhe ne Kine, tashme tregu me i madh i smartfoneve ne bote. Edhe pse HTC preferon te njihet si nje marke premium, kompania po planifikon te hedhe ne treg nje sere pajisjesh me cmime te ulta ne Kine, te cilat priten te jene mes 318$ – 636$ nese shiten pa kontrate. (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.