YotaPhone rus do te «vrase» iPhone? - Business Magazine Albania

YotaPhone rus do te «vrase» iPhone?


YotaPhone rus doli triumfues ne Ekspoziten amerikane te Elektronikes se Konsumit (Consumer Electronics Show). Ne te u vleresuan mjaft lart avantazhet e modelit, i cili kombinon ne vetvete funksionet e telefonit celular dhe eBook reader. Megjithate, ekspertet paralajmerojne se YotaPhone rus do t’i duhet te perballoje luften e ashper per vend ne treg me gjigande te tille si Apple, Samsung dhe HTC.
 
Fitues ne nominimin “Devices celular” YotaPhone rus u be ne Ekspoziten amerikane te Elektronikes se Konsumit (Consumer Electronics Show) qe u mbajt ne Las Vegas. Edhe pse favorit i saj u konsiderua Smartphone Xperia Z i Korporates Sony, shumica e eksperteve votuan per rivalin e tij rus. Profesionistet i beri per vete fakti, qe duke punuar ne platformen e Android, YotaPhone me ekran te dyfishte kombinon ne vetvete funksionet e Smartphone dhe eBook reader. Situaten e komenton Kryeredaktori i revistes “Komunikacionet Celulare” (Leontij Bukshtejn:
 
– Suksesi i bujshem i YotaPhone rus ne Ekspoziten ne Shtetet e Bashkuara u be nje e papritur e vertete per shume njerez, sepse asgje nuk e parapriu, nuk e premtoi ate. Mund te themi se ne i befasuam ekspertet me vete faktin qe markat e reja mund t’i bejne konkurrence tashme markave te njohura. Sepse konsumatoret duan risi. Meqenese treguesit kryesore te gjithe i kane afersisht te njejte.
 
Megjithate, duhet thene, se risia e markes do te luaje, me shume gjasa, me teper kunder YotaPhone se sa ne favor te tij. Rusia nuk eshte vendlindja e modeleve te njohura te telefonave celulare. Pavaresisht faktit se disa kompani vendore prodhojne smartphone e tyre, ata i perkasin nivit te ulet te diapozonit te cmimeve. YotaPhone ne shitjen me pakice do te kushtoje rreth 500 $. Me fjale te tjera, cmimi i tij do te jete me i ulet se, per shembull, i modelit te fundit te iPhone. Megjithate, per njerezit qe blejne Gadgets te nje klase te tille, kostoja nuk eshte gjithmone pika kryesore e referimit gjate zgjedhjes se Smartphone, konfirmon nje nga analistet e kompanise per investime “Zbulimi” Aleksander Vengranovic:
 
– Bleresi do te krahasoje spektrin e vetive funksionale te ketij Smartphone me ate te modeleve te tjera tashme te njohura. Dhe, sigurisht, meqenese kjo eshte nje marke e re, ne fillim do te jete i veshtire lansimi i shitjes dhe reklamimit te se tij, qe te mesohet bleresi me te. Pajisja do te jete mjaft funksionale dhe me vlere te larte te sherbimeve. Prandaj cmimi i saj do te jete i larte, kurse konkurrente potenciale per te do te behen pajisjet me te fundit nga prodhuesit me emer – Apple, Samsung dhe HTC. Per shkak te kesaj YotaPhone do ta kete te veshtire te zere nje pjese te konsiderueshme te tregut, meqenese ne kete segment nje rendesi te vecante ka per bleresin vete marka.
 
Zyrtarisht YotaPhone rus do t’i paraqitet publikut te gjere ne shkurt te vitit 2013 ne ekspoziten ne Barcelone. Ne dyqanet ruse ai do te dale ne shitje ne vjeshte te ketij viti, ndersa ne tregun evropian ne fillim te vitit te ardhshem. Dhe atehere do te behet e qarte nese arriti apo jo Smartphone rus te zgjidhe detyren kryesore – te arrije qe prodhimi ne mase i YotaPhone perkatesisht cilesise se vet te mos mbetet pas modeleve pilot.(zeri i rusise)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0