Smartphone me i madh ne bote, Huawei Ascend Mate (VIDEO) - Business Magazine Albania

Smartphone me i madh ne bote, Huawei Ascend Mate (VIDEO)


Ju prezantojme smartphone me te madh ne bote qe quhet Huawei Ascend Mate. Kjo pune kolosale e bere nga kompania kineze Huawei eshte zbuluar ne CES 2013 ne Las Vegas. Oferta e re aziatke ka thyer cdo rekord te meparshem duke arritur diagonalen e jashtezakonshme dhe te ‘frikshme’ prej 6.1 polesh per te ofruar nje perdorim komod dhe te rehatshem te ekranit me prekje.

Pavaresisht super ekranit, kjo pajisje qe eshte percaktuar si super phablet (hibrid i tableteve dhe smartphonave) arrin te qendroje ne 200 gram peshe dhe 10 mm trashesi. Eshte smartphone me i fuqishem ne bote? Jo sepse, eshte e pajisur me komponente jo aq te perditesuar ne lartesine e ekranit.

Pra, t’i hedhim nje sy skedes teknike te Huawei Ascend Mate qe eshte e pajisur me sistemin operativ Android Jelly Bean, ne versionin 4.1 dhe nje liste komponentesh te nje niveli te larte sic eshte procesori quad core prej 1.5Hz me 2GB Ram, fotokamere te pasme prej 8 megapixels, GPS, Wi-Fi, Bluetooth dhe lidhje te shpejte me internetin.

Po ashtu ka nje bateri te mire prej 4000mAh qe duhet te garantoje nje autonomi per me shume se nje dite perdorimi. Ja cilat jane karakteristikat teknike te Huawei Ascend Mate :

– Sistem operativ Android 4.1
– Lidhje UMTS 850/900/1700/1900/2100 MHz, GSM 850/900/1800/1900 MHz
– Procesor 1.5 GHz quad core Hi-Silicon K3V2 + Intel XMM6260
– Ngjyrat Crystal Black dhe Pure White
– Dimensione 163.5 mm x 85.7 mm x 9.9 mm per nje peshe 198 kg
– Ekrani 6.1 polesh HD IPS + rezolucion 1280 x 720 pixel LCD me Gorilla Glass
– Fotokamer 8.0 megapixel AF dhe HDR
– Fotokamere ballore 1 megapixel HD
– Ram 2GB
– Wi-Fi 802.11 a/b/g/n, dual-band, DLNA, Wi-Fi Direct, Wi-Fi hotspot
– Bluetooth 4.0 LE EDR, GPS
– Media Player AVI, MPEG4, mp3, AAC+, Enhanced AAC dhe Jack Audio
– Bateria 4050 mAh deri 9 dite standby

Pa gjendemi perpara nje gjigandi qe duhet te jete gati per tu perballur me konkurrentet. Sic parashikohet ky super smartphone shume shpejt do te vije dhe tek ne ne Europe dhe mesa duket me nje cmim jo shume te ekzagjeruar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0