Kompanine Eagle Mobile tashme e ndajne vetem pak kohe nga dita qe do te nise sherbimin 3G. Pas marrjes se licences, Eagle Mobile po pergatitet per te lancuar teknologjine me te larte te mundshme 3G ne treg.
Eagle synon qe te ofroje shpejtesine me te larte per klientet e saj. Per te arritur kete objektiv po zbatohet teknologjia HSPA + me bartes te dyfishte (dual carrier). Me ndihmen e teknologjise bartese te dyfishte, 2 frekuencat e bandave do te perdoren ne te njejten kohe, duke bere te mundur shkarkime te dhenash qe mund te arrijne deri ne 42 Mbps. Pavaresisht se kjo shpejtesi mund te arrihet ne kushte laboratorike, Eagle Mobile arriti shpejtesine 40 Mbps ne praktike.
Sipas Drejtorit te Rrjetit te ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Murat Cakmak, teknologjia Dual Carrier (bartes i dyfishte) po zgjerohet ne te gjithe vendin ne menyre qe cdo perdorues te perfitoje nga kjo teknologji, qe eshte eksperience unike ne treg. Mbulimi me sherbim 3G fillon ne janar 2013 ne Tirane dhe do te zgjerohet ne te gjithe vendin brenda pak muajsh.
Suporti i fuqishem nga infrastruktura e fibrave optike te ALBtelecom do ta beje teknologjine 3G te ofruar nga Eagle Mobile internetin me te shpejte celular te ofruar ne Shqiperi. Sherbimi Eagle 3G do te beje nje diference mjaft te dukshme ne lidhje me sherbimin 3G te ofruar deri tani, dhe c’eshte me e rendesishme, konsumatori nuk do te kete surpriza te pakendshme te faturave te internetit.
Nje tjeter risi e pritur eshte heqja e veshtiresive teknologjike qe nenkuptojne sasine ne bit dhe byte, ku interneti do te ofrohet si sherbim qe ploteson nevojat e konsumatoreve eagle. Perdoruesit do te jene te lire te zgjedhin paketen e internetit qe u pershtatet me konsumin e tyre dhe keshtu do te dine se sa te paguajne. Thirrjet video, dergimi/marrja e e-mailit, shkarkimi i shume kengeve, lojerat online, ndjekja e kanaleve televizive dhe videove do te jete shume me e lehte me eagle 3G.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.