Badabing, aplikacioni qe gjen fotot sexy te miqve - Business Magazine Albania

Badabing, aplikacioni qe gjen fotot sexy te miqve


Rritet shqetesimi per aplikacionin me te ri per iPhone qe analizon fotografite e miqve te perdoruesit ne Facebook dhe vecon ato qe jane me sexy, si me rrobabanjo apo veshje sensuale.

Ky aplikacion shitet ne dyqanin Apple me cmimin 1,99 euro dhe quhet Badabing. Ky aplikacion perdor nje lloj teknologjie njohjeje per fotografi per te zbuluar fotot qe jane me sexy.

Sapo te zbulohen keto fotografi, perdoruesit mund te zgjedhin te preferuarat dhe t’i ndajne me te tjere. Sherbimi eshte vecanerisht i diskutueshem ne deklaratat e fundit te Internet Watch Foundation, qe ka zbuluar mbi 12 mije fotografi sexy te vajzave te publikuara ne rrjetet sociale dhe qe kane perfunduar ne faqet pornografike.

Prej kesaj gjeje ka ardhur dhe paralajmerimi i nje zedhenesi te agjensise per Mbrojtjen online kunder shfrytezimit te te miturve. Ky aplikacion me shume mundesi lejon pedofilet te kerkojne imazhe te adoleshenteve qe mund te jene veshur sexy.

“Do te kete gjithnje teknologji te reja apo pajisje apo platforma qe mund te shfrytezohen. Per agjensine tone kjo gje ka dy kuptime, edukimi i te rinjve per te mbajtur sigurine online, te mos postojne fotografi te papershtatshme qe mund te percjellin mesazh te gabuar dhe te kontrollojne teknologji te ndryshme qe keqdashesit mund te perdorin per te bashkepunuar me pedofilat apo qe mund te kontaktojne direkt me femijet”, – shpjegoi zedhenesi.

Grupi per lirine njerezore Big Brother Watch thote se i ka paralajmeruar shume here perdoruesit e Facebook dhe te rrjeteve te tjera sociale per rrezikun e humbjes te te dhenave te tyre sapo te regjistrohen ne Internet.

Deri tani ky aplikacion eshte i disponueshem vetem per iPhone, por krijuesit e tij kane ndermend te krijojne dhe nje aplikacion web qe do t’i kerkoje perdoruesve te regjistrohen permes nje faqeje per te kerkuar albumet e fotografive te miqve. Suksesi i ketij aplikacioni ishte i menjehershem.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0