Nga filmat fantashkence ne realitet. Nje kompjuter qe komandohet me gjeste, nje pajisje qe njeh zerin, qe skanon nje retine apo gjurme dixhitale. Por jo vetem.
Ne shkollen UC Berkeley School of Information, kerkuesit kane zhvilluar nje sistem per te lexuar paswordin ne mendjen e nje perdoruesi. Duke shkuar pertej kombinimit dixhital alfanumerike qe shpesh dhunohen nga hackerat.
Ne universitetin kalifornian eksperimenti eshte bere nga John Chuang qe ka perdorur nje aparat qe tashme eshte ne treg dhe kushton 100$ dhe quhet NeuroSky MindSet. Eshte nje lloj kaske me funksione elektroencefalograme, shume te ngjashme me kufiet qe perdoren per te degjuar muzike.
Pajisja lidhet nepermjet Bluetooth me nje kompjuter qe arrin te deshifroje valet celebrale. Gjate testimit i eshte kerkuar njerezve te ndryshem te imagjinojne sikur bejne vepra specifike, si kendimi i nje kenge, por dhe gjenerike, si levizja e nje gishti.
Ne te gjitha rastet ishte e mundur perdorimi i valeve celebrale i atyre qe iu nenshtruan eksperimentit per identifikimin e veprimeve ne menyre te sakte, me nje nivel gabimi me pak se 1%.
Nga ketu eshte i mundur aplikimi, sipas kerkuesit, ne boten e paswordeve qe keshtu mund te zevendesohen nga ‘passthought’ (ku ‘thought’ eshte per mendimin).
Eksperimenti hyn ne fushen e legalizmit biometrik qe gjithashtu perfshin leximin e retines, e gjurmeve dixhitale apo te zerit qe kompanite teknologjike dhe te videolojerave po eksperimentojne.
Se fundmi Paypal dhe Lenovo, pershembull, kane bere publik nje projekt ku po punojne ne FIDO, apo Fast Identity Online. Sistemi do t’i bente te gjithe paswordet te panevojshem, duke shfrytezuar module njohese te lexuesve si te fytyrave dhe zerit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto