Ne muajin shkurt, Tirana do te jete qyteti mikprites i Marketing Kingdom, nje nga aktivitetet me te medha ne Europe ne fushen e marketingut qe zhvillohet cdo vit ne 5 shtete te ndryshme europiane.
E planifikuar te mbahet me 24 shkurt, 2014, Marketing Kingdom Tirana do te perfshije nje dite plot me prezantime dhe seminare nga disa nga profesionistet me te shquar ne bote ne fushen e marketingut dhe komunikimit perfshire Marvin Liao, ish-Drejtor Komercial i Yahoo! dhe nje nga ekspertet me te medhenj ne fushen e reklames ne bote.
Nje fans i “lashte” si dhe pjesemarres dhe vezhgues i revolucionit te marketingut dixhital qe po ndodh ne keto 12 vitet e fundit neper bote, Kanadezi Liao eshte aktualisht pjese e bordit keshillues per nje sere reklamash ne internet dhe kompanish te teknologjise se reklamave neper bote. Ai gjithashtu eshte Keshilltar i kompanise – Nielsen Innovation Labs, kompanise adtech IPONweb e te tjera.
Gjithashtu, ai eshte mentor per shume programe te tipit Startup Accelerator ne Europe, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara duke i drejtuar skuadrat e startup me shitjet, marketingun dhe perpjekjet per zhvillimin e bashkepunimeve.
Ish drejtor komercial i Yahoo! Inc. (per 10.5 vite), Marvin Liao ka mbajtur poste ne departamente te ndryshme te Shitjeve, Zhvillimit te Biznesit, Operacioneve te Reklames dhe Marketingut. Shume nga postet e tij kane qene rajonale ose menaxhuese ne aspektin global duke i dhene atij nje eksperience te gjere nga Azia, ne Europe e Amerike Latine dhe Shtetet e Amerikes.
Liao punon ne Amerike prej 14 vitesh. “Une jam kanadez, dhe ishte nje shook i madh te vija ne Amerike, edhe pse eshte afer. Jetoj ne Amerike prej 14 vitesh dhe tani jam mesuar por gjithsesi eshte nje shook! Reklama ka gjithandej, secili perpiqet te shese dicka por Amerika eshte nje vend i shkelqyeshem per te mesuar,” thote Liao ne nje interviste shtatorin e kaluar ne Georgia ne perfundim te Marketing Kingdom Georgia 2.
Liao eshte i martuar dhe ka nje vajze.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.