Kuvendi i Shqiperise, ka miratuar sot ne seancen plenare, anetaren e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Denada Prifti u zgjodh me 76 vota pro, 30 kunder dhe 1 abstenim.
Kandidatja e propozuar nga Keshilli i Ministrave per kete post, ishte e pranishme dje ne nje seance degjimore ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, ku paraqiti prioritetet e saj per kete detyre. Me nje karriere te spikatur nderkombetare, Prifti mori vleresimet e deputeteve te te dyja kampeve ne komision.
Gjate seances degjimore, kandidatja e Keshillit te Ministrave per anetare e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Denada Prifti tha se duhet nje kod moral dhe etik per te gjithe punonjesit e Bankes se Shqiperise.
“Punoj ne Komisionin Evropian per bankat dhe stabilitetin financiar. Kam nje karriere 20 vjeçare ne sistemin bankar te Gjermanise dhe Belgjikes. Per 5 vite me radhe kam punuar ne sistemin bankar gjerman. Nuk kam lidhje politike dhe gjithçka e kam arritur me pune”, deklaroi Prifti para deputeteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto