Analiza ‘live’ e Dynatrace për SuperBowl: Fituesit dhe humbësit në luftën e spoteve - Business Magazine Albania

Analiza ‘live’ e Dynatrace për SuperBowl: Fituesit dhe humbësit në luftën e spoteve


Dynatrace* publikoi së fundmi rezultatet e analizave të performancës dixhitale të reklamuesve të Super Bowl XLIX të realizuara në kohë reale. Vetëm një dyzinë reklamuesit patën një performancë të shkëlqyer në web celular më 1 shkurt, duke maksimizuar investimet jashtëzakonisht të lartë në Super Bowl, dhe duke përfshirë përdoruesit në moshën dixhitale. Pavarësisht kësaj, kostot rekord për të demonstruar markën e tyre gjatë ngjarjes më të madhe sportive të vitit, nuk u përballuan nga të gjithë për të përmbushur këtë sfidë dhe për të siguruar një përvojë cilësore online.

Analiza Dynatrace ka përfshirë testimin e avancuar dhe monitorimin në kohë reale të faqeve të reklamuesve dhe faqet e destinuara gjatë lojës. Gjithshtu ajo transmetoi një “live Blogging” të rezultateve dhe analizave nga ekipet e ekspertëve që morën pjesë. Kriteret përfshinë kohën e përgjigjes, numrin e objekteve, lidhjeve, ‘byte’ si dhe palët e treta që përfshinte secila faqe.

Problemet filluan që para fillimit të ndeshjes. Në të vërtetë Dynatrace zbuloi perfomancë të parregullt që para fillimit të lojës në disa nga faqet e internetit, ku ka pasur shumë përmbajtje, probleme me palët e treta si dhe kompleksitet të faqes të shkaktuar nga humbja e topit që para rënies së bilbilit , duke përfshirë BMW, Skittles dhe M & M.

“Kompanitë që kanë blerë reklamat gjatë Super Bowl kanë shpenzuar miliona dollarë dhe kanë vënë në rrezik reputacionin e tyre. Analiza e performancës dixhitale të Dynatrace ka identifikuar ata që ishin në gjendje të përfitojnë nga investimet, duke shkuar përtej blerjes së thjeshtë të ADV dhe të kuptuarit të strategjive të bazuara në praktikat më të mira për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për konsumatorët në krahasim me të gjithë botën dixhitale “tha David Jones, përgjegjës teknik i Dynatrace. “Siç kemi pritur, fituesit e ‘Performancës Bowl” të ditës së dielë kanë përdorur taktika të lojës më të mirë: pre-test, mënjanim të kompleksitetit, riorganizim të përmbajtjes si dhe mbajtje nën vëzhgim të ndikimit të palëve të treta.”

Këto janë disa nga rezultatet kryesore:

Fituesit e “Performancës Bowl”: Heinz, Cheerios, Beats Music, metro dhe CarMax
Këto marka kanë qenë në gjendje të sigurojnë një përgjigjje të shpejtë për vizitorët e faqes, kryesisht për shkak se ata kanë  thjeshtuar qasjen e tyre digjitale në mënyrë të efektshme. Për shembull, Heinz, fituesi absolut sa i takon kohës së shpejtë të reagimit, është bazuar vetëm në 78 objekte, 10 lidhje, 2 host, duke siguruar kështu një shifër modeste prej 1,4 MB të dhënash si dhe ngarkim faqeje për vetëm 1,5 sekonda.

heinz-super-bowl-2015-ad

Faqet më të këqija të “Performancës Bowl”: Chevrolet, Coca-Cola, Sonos, Pespi dhe Jaguar

Këtyre markave ju është dashur të luftojnë për të qënë në gjendje të ofrojnë përvoja të shpejtë dhe të besueshme dixhitale. Më së shumti, arsyeja mund ti atribuohet kompleksitetit të faqes dhe madhësisë së saj të përgjithshme. Për shembull, Jaguar, është bazuar në 152 objekte, 98 lidhje, duke siguruar 2,5 MB të dhëna. Ajo ka rregjistruar 72 hosts si dhe një kohë mesatare reaguese më shumë se 8,3 sekonda.

Kompleksiteti i palës së tretë ka kontribuar në probleme me shfaqjen

Shumë kompani janë mbështetur shumë në përmbajtjen e palës së tretë, të tilla si Twitter dhe Facebook, për ti bërë faqet e tyre më tërheqëse. Megjithatë, përdorimi i palëve të treta gjatë kohës së trafikut “pik” gjithashtu rrit edhe rrezikun e problemeve me performancën.

Shumë përmbajtje

Disa faqe janë përpjekur të ofrojnë shumë përmbajtje duke çuar në ngadalësim të ndjeshëm të performancës. Strategjia e Pepsi-t për të trajtuar përmbajtjen e saj të madhe (18,9 MB e të dhënave, në krahasim me mesataren e performuesit më të mirë që është vetëm 2,4) duket se ka qenë për të siguruar që përmbajtja të ngarkohet shpejt. Një strategji interesante, e cila, megjithatë, ka pasur një ndikim të fortë në shfaqjen e përgjithshme.

pepsi

Përfundimi

Për të gjitha kompanitë dhe, në veçanti, për ata që zgjedhin investime të tilla të konsiderueshme ekonomike, është thelbësore të kënaqësh klientët potencialë në të gjitha kanalet dixhitale. Një publicitet që kënaq klientët është një hap në drejtimin e duhur, por në qoftë se konsumatorët vizitojnë një faqe interneti që mezi hapet apo një aplikim celular që nuk po punon siç duhet, qëllimet e mira do të zhduken shpejt. Hulumtimi i Dynatrace tregon që konsumatorët zgjedhin të braktisin një faqe interneti ose një aplikim celular kur ju duhet të presin më shumë se 3 sekonda që faqja apo aplikimi celular të ngarkohet.

Burimi: Sport and Web

http://www.spotandweb.it/

* Dynatrace është një kompani amerikane me qendër në Detroit, USA,  që monitoron dhe jep mendimet e saj lidhur me performancat e aplikacioneve të ndryshme.  Ajo konsiderohet si inovatorja mbas Application Performance Management. CEO i saj është John Van Siclen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0