Deutsche Telekom ofron matesit inteligjente te energjise elektrike - Business Magazine Albania

Deutsche Telekom ofron matesit inteligjente te energjise elektrike


Gjermania do te marre ne dore matjen dhe faturimin e energjise elektrike ne Shqiperi.

Nje projekt i Deutsche Telekom per vendosjen e matesve inteligjente u deklarua dje nga Kryeministri Edi Rama, ne takimin e organizuar nga OSHEE, “Rimekembja energjetike”.

“Gjeja optimiste dhe lajmi i mire eshte qe nje nga grupet me te medha boterore, Deutsche Telekom, nepermjet grupit te vet TI-systems na ka bere nje oferte per te ndertuar nje bashkepunim, duke filluar me nje projekt pilot, qe do te jete projekti qe do te na jape mundesine te kuptojme efektshmerine e matesve ne disa zona te ndryshme”, – deklaroi Rama.

Duke dhene detaje, Kryeministri Rama tha se jane percaktuar nga kompania zonat e projektit: Alliasi, Bathorja, autostrada, tregu, rruga “5 Maji”. “Pra, jane zona me natyra te ndryshme, per te na dhene te gjithe elementet se si do te futemi ne nje proces te hapur, me çfare termash”, saktesoi Rama. Duke folur per dobine e matesve inteligjente, Rama tha se, “ne na duhet te transformojme sistemin e matesve dhe do te hyjme me matesin inteligjent. Keta mates, jo vetem qe matin çdo gje, por kane kapacitetin te lajmerojne kudo ku energjia po konsumohet dhe nuk po faturohet, kane kapacitetin inteligjent te levizin flukset energjise sipas nevojes, naten, diten ose sipas zonave, ne kohe te caktuar”.

Duke bere krahasimin me paraardhesit, Rama tha se nuk do te behen gabimet qe jane bere me kasat fiskale, te cilat kushtonin 400 mije leke, plus mirembajtja qe vazhdon paguhet nga pronaret e bizneseve. “Ne nuk do te faturojme koston e matesve tek konsumatori”, premtoi Rama. Madje Kryeministri e ka quajtur finalizimin e vendosjes se ketyre matesve si nje “çlirim te dyte” per vendin. “Objektivi yne, vazhdoi Rama, eshte qe ne kete vizion transformimi te pese viteve, ne t’i japim çdo shqiptari, mundesine qe sherbimin ta kete absolutisht serioz dhe korrekt dhe qe te paguaje, jo mijera leke me shume se ç’konsumon, por qindarke per qindarke aq sa konsumon. Qe do te thote rritje e jashtezakonshme e eficences ne shfrytezimin e ketij burimi, ulje e jashtezakonshme e humbjeve, racionalizim i energjise per çdo familje, racionalizim i burimeve per OSHEE-ne dhe me ne fund, çlirim i dyte i Shqiperise nga ky makth i madh, qe na ka shkaktuar injoranca ne raportin me kete pasuri kolosale”.

Duke folur per kete çeshtje, administratori i OSHEE, Adrian Çela tha se, “kemi programuar dy zona pilot ne Tirane dhe Durres ku do te mund te vendosim 10 mije mates inteligjente. Ky do te jete nje test paraprak per te arritur qe brenda disa vitesh te kemi shtrirjen e ketyre sistemeve moderne te matjes te te gjithe konsumatoret”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0