Union Bank blen LandesLease - Business Magazine Albania

Union Bank blen LandesLease


Union Bank ka blere 100% te aksioneve te Landeslease me synim zgjerimin e aktivitetit dhe shtimin e sherbimeve te kreditimit te blerjes se makinave per klientet e saj.

Landeslease eshte aktualisht kompani lider ne tregun e qerase financiare me rreth 30% te tregut te leasing-ut. Duke ofruar sherbim cilesor, fleksibel, dhe me kushte sipas nevojave te klienteve, aktiviteti i Landeslease ka shenuar rritje te vazhdueshme dhe te qendrueshme si per sa i perket numrit te klienteve ashtu edhe llojeve te pajisjeve te financuara.

Blerja 100% e aksioneve te Landeslease, eshte ne linje si me rritjen e vazhdueshme organike ashtu edhe ambicjen e shpallur te Union Bank per rritje te vazhueshme ne pjesen e tregut te financimeve dhe kreditimit. Duke komentuar kete e marreveshje, z. Gazmend KADRIU, Drejtori i Pergjithshem i Union Bank shprehet:

“Tregu i financimit dhe kreditimit permes qerase financiare eshte nje fushe e rendesishme per rritjen strategjike te Union Bank. Duke kombinuar eskpertizen dhe fleksibilitetin e sherbimeve, larmine e produkteve dhe bazen e fuqishme te klienteve te Landeslease me ambicjen per rritje dhe rritjen e peshes se tregut, Union Bank do te kete mundesine e zhvillimit, marketimit dhe mbeshtetjes se portofoli te gjere te produkteve te saj, duke perfshire edhe financimin permes qerase financiare.
Lidhur me sa me siper, besoj krenaria jone, e çdo pjesetari te stafit, e aksionereve dhe e stafit drejtues eshte me se e ligjshme”

Marreveshja parashikon qe Landeslease do te vazhdoje te operoje me te njejtin emer dhe brand, pa ndryshuar stafin dhe ambjentet e punes. Klientet e Landeslease do te vazhdojne te perdorin te njejtat kanale komunikimi si deri me tani.

Per me shume info lexoni te plote intervisten e z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Pergjithshem (link intervista.pdf)

 

Rreth LandesLease

Landeslease, eshte kompani leasing – qera financiare – e cila operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 2005. Landeslease u krijua me inisiativen e disa invesitoreve shqiptar. Nne vitin 2008 kompanise iu bashkangjiten dhe investitore te huaj te cilet me investimin e tyre i dhane mundesine e rritjes duke ndihmuar ne menyre te drejtperdrejte biznesin shqiptar.
Landeslease aktualisht zoteron rreth 30% te tregut shqiptar te leasing. Ajo financon cdo vit mbi rreth 350 automjete si dhe nje numer te madh klientesh te ndryshem qe kerkojne financim pajisjesh

Per me shume informacion rreth LandesLease, kontaktoni:
www.landeslease-al.com
info@landeslease-al.com
Tel: +355 (0) 4 22 71 050
Cel: +355 (0) 694004333
Fax: +355 (0) 4 22 51 038

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0