Santo, “Bankieri i Dekades” Credins, “Banka e Vitit” (VIDEO) - Business Magazine Albania

Santo, “Bankieri i Dekades” Credins, “Banka e Vitit” (VIDEO)


Artan Santo eshte shpallur “Bankieri i Dekades” nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes.
Çmimi u dha ne naten gala te ndarjes se çmimeve per sipermarrjet e vitit 2014,nga kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jaka me motivacionin si “njeriu qe ngriti dhe implementoi me sukses banken e pare private me kapital shqiptar”, banken “Credins”.
Nderkohe, “Credins Bank” ka marre vleresim te dyfishte ne kete mbremje pasi eshte shpallur banka e vitit 2014. Drejtori i “Credins Bank”, Maltin Korkuti premtoi se banka do t’i mbaje dyert e hapur per bizneset dhe do t’i mbeshtese ato edhe ne vijim.
Ne ceremonine e ndarjes se çmimeve per sipermarrjen ishin te pranishem kreret me te rendesishem te shtetit, Presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, zevendeskryeministri Niko Peleshi dhe zyrtare te tjere te larte e perfaqesues te biznesit e politikes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0