Ja kerkesat e OSHEE, OST dhe KESH per ERE-n - Business Magazine Albania

Ja kerkesat e OSHEE, OST dhe KESH per ERE-n


Tre kompani, OSHEE, OST dhe KESH i jane drejtuar Entit Rregullator te Energjise me kerkesa te posacme per rritjen e cmimit te energjise elektrike.

Sipas te dhenava me te fundit mesohet se OSHEE kerkon rritje me 5 leke per kilovatore. Nga 7 leke ne 12 leke.

Sipas Operatorit te Sistemit te Transmetimit kerkesa dorezuar ne ERE synon rishikim te tarifes me tendence rritjeje. Aktualisht OST transmeton energjine me 0.65 leke per kilovat. Tarifa e re e kerkuar per periudhen ne vazhdim eshte 0.71 leke per kilovat.

Kjo tarife do te jete ajo qe do t’i faturohet OSHEE-se, ne rast se Enti Rregullator miraton kerkesen e OST. Pra, Operatori i Shperndarjes do paguaje 0.71 leke per çdo kilovat energji te transmetuar nga OST.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kerkon rritje te tarifes me 50 per qind, pra nga 2.2 leke qe shet sot KESH nje kilovat/ore energji, ky çmim te behet 3.3 leke/ kwh. Mesohet se ne kerkesen e KESH ne thelb eshte gropa financiare e krijuar nga blerja e energjise se importuar per llogari te ish-CEZ, sot OSHEE, si dhe çeshtja e çmimit qe lidhet me prodhuesit e hidrocentraleve te vegjel. Por si eshte realisht sot situata me bilancet e KESH-it.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0