Sapo eshte mbyllur ne Torino Salloni i Shijes, nje prej panaireve me te rendesishme ne bote ne fushen e gastronomise dhe agrobiznesit.
Edicioni i ketij viti, qe u ndoq nga rreth 220 mije vizitore, kishte ne qender mbrojtjen e biodiversitetit ushqimor dhe bujqesise me permasa familjare.
Shqiperia qe e pranishme me gati 40 prodhues, qe sollen ne panair shijet tipike shqiptare. Jufka Dibre e gliko Permeti, raki rrushi e pije te ndryshme zune vend ne stenden shqiptare, ku nuk mungonin edhe prodhimet e fresketa.
Ndersa gatimet tradicionale si edhe me pare, ne kete ngjarje prestigjoze i solli shefi i njohur i kuzhines Altin Prenga. Ai gatoi nje dreke qe u vleresua nga specialistet dhe te apasionuarit e kuzhines.
Por jo vetem kaq. 29-vjeçari Beniamino Bilali, me origjine nga Durresi e qe tanime konsiderohet nje prej maestrove me te shquar ne vend, mbajti nje leksion te veçante mbi pergatitjen e pices, simbolit te padiskutueshem te kuzhines italiane.
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto