Nese keni blere nje Red Bull ne dekaden e fundit, ju do te kompesoheni me $10 - Business Magazine Albania

Nese keni blere nje Red Bull ne dekaden e fundit, ju do te kompesoheni me $10


 

Kjo mund tju shokoje pak por slogani “Red Bull gives you wings” (Red Bull ju ben me krahe) eshte nje genjeshter e madhe. Red Bull nuk do tju beje me krahe, nuk do tju transformoje ne nje Usain Bolt apo tju jape fuqine mendore te Stephen Hawking. Shhh, shhh, e di qe kjo eshte e veshtire per tu degjuar. Por ne do ta kalojme kete se bashku.

Kompania e pijes energjike se fundmi ra dakort ti paguaje konsumatoret me nje shume prej 13 milion dollaresh per te zgjidhur nje padi qe e akuzon prodhuesin e kesaj pije per reklamim falls. Miratimi final i mareveshjes nga ana e gjykates (e cila thote se kushdo qe ka blere te pakten nje kanace  Red Bull ne periudhen midis 1 janar 2002 dhe 3 tetor, 2014) eshte i ligjshem te marre produkte te Red Bull me vleren 10 dollare ose 15 dollare. Nuk kerkohet ndonje prove qe te kesh bere nje blerje te tille. 

Ne 2013, ishte konsumatori i Red Bull, Benjamin Careathers i cili depozitoi nje padi ne Gjykaten e Distriktit Jugor te Nju Jorkut me pretendimin se kompania kishte paraqitur ndryshe aftesite e pijes energjike, konkretisht pija  rriste performancen dhe shpejtesine, sipas publikimit te industrise se pijeve, BevNet.

“Edhe pse ka nje mungese te mbeshtetjes se sinqerte shkencore per nje pretendim se pijet nen patenten Red Bull kane me shume veti per nje konsumator se sa nje filxhan me kafe, mbrojtesit e Red Bull e paraqesin produktin e tyre me insistim si nje burimi me i mire i energjise, e vlefshme me nje cmim premium kundrejt nje filxhani kafeje apo burimeve te tjera te kafeines,” thote padia.

“Nje sjellje dhe praktika te tilla mashtuese do te thote se reklama dhe marketingu i Red Bull nuk eshte thjesht “nje fryrje e tepruar” por eshte mashtruese dhe keshtu te jep arsye per te marre hapa ligjore,” vazhdon padia.

Me pare duhet te miratohet ujdia e vendosur me qellim qe kompania te vazhdoje me pagimin e kompensimeve. 1 maj, 2015 eshte vendosur seanca finale e miratimit.

Pavaresisht renies dakort me kete mareveshje, Red Bull thote se nuk ka bere asgje gabim.

“Red Bull mohon keto keqberje dhe detyrime ligjore dhe i qendron faktit se marketingu dhe paketimi i produkteve te saj kane qene gjithmone te verteta dhe te perpikta,” kostaton dokumenti ligjor.

Sic pritej, media sociale ka shprehur shqetesimin rreth kesaj ceshtjeje.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0