Fondi i BE, 320 mln euro per ligjet, asnje cent per sektorin e energjise - Business Magazine Albania

Fondi i BE, 320 mln euro per ligjet, asnje cent per sektorin e energjise


Tirane-Komisioni Europian ka detajuar permes nje dokumenti se ku do te shkojne 649.5 milione eurot qe i jane akorduar vendit tone nga 2014 deri ne vitin 2020 ne kuader te programit IPA II.
Nga 11 miliarde eurot e percaktuara per Ballkanin dhe Turqine, Shqiperia perfiton 649.5 milione euro dhe pothuajse gjysma e tyre shkon per reformat ne fushen e sundimit te ligjit, demokracine e mireqeverisjen dhe respektimin e te drejtave themelore te njeriut.
Nga 320 milione euro per kete sektor, 223 prej tyre shkojne per reformat per demokraci dhe mireqeverisje dhe 97 milione euro te tjera per sundimin e ligjit dhe respektimin e te drejtave themelore te njeriut.
Me pas vjen zhvillimi social-ekonomik me 168 mln euro e ndare ne 56 milione per transportin dhe 44 per konkurueshmerine dhe inovacionin, ndersa ne kete ze nuk eshte parashikuar asnje fond per energjetiken edhe pse eshte nje sektor me mjaft probleme dhe veshtiresi dhe dokumenti qe shoqeron ndarjen e fondeve nga ana e Komisionit Europian nenvizon “nevojen per investime ne energji por edhe ne infrastrukture”.
Per punesimin, politikat sociale, edukimin, dhe promovimin e barazise gjinore e burimet njerezore jane akorduar 69 milione euro dhe pjesa me e madhe shkon per zhvillimin bujqesor me 92 milione euro.
Por ndersa behet publik fondi i ndare ne sektoret e veçanta, Komisioni Europian kujton se perfitimi i tyre kushtezohet nga arritja e 62 rezultateve konkrete per objektivat e secilit sektor, bazuar tek raportet e INSTAT, EUROSTAT, Bankes Boterore si dhe raport-progreset vjetore te Komisionit.
Faktoret qe riskojne arritjen e objektivave per secilin sektor jane burimet e pamjaftueshme njerezore dhe financiare, por edhe korrupsioni, informaliteti dhe klima jo e mire politike.
Ne programin “IPA I” qe u shtri ne vitet 2007-2013, BE ofroi 532.4 milione euro per Shqiperine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0