Nga Ornela Liperi
Cilat jane 50 kompanite me te medha sipas xhiros. Daljet dhe hyrjet e reja. Te gjitha ndryshimet ne vitin e veshtire 2013
Me nje rritje prej vetem 0.4%, me e uleta qe nga 1997-a, viti 2013 ka qene pa dyshim mjaft i veshtire per biznesin. Te dobesuara nga viti i peste radhazi i krizes se pas 2008-s, te shqetesuara per nje konfliktualitet ekstrem te politikes, i cili kulmoi ne zgjedhjet e 2013-s, sipermarrjet shqiptare po perpiqen me te gjitha format te mbijetojne, te pershtaten dhe te sofistikohen dhe te konkurrojne ne nje treg qe nuk do te jete me i njejti.
Dhe te medhate duket se ia kane dale serish mbane, teksa ne vite kane arritur te ngrene infrastrukturen e duhur, te investojne ne teknologji e menaxhim dhe te shfrytezojne ekonomine e shkalles, qe i ka bere me rezistente ndaj krizes, ne raport me te voglat. Nje pjese e madhe e tyre rezultojne me rritje dyshifrore te qarkullimit vjetor. Sipas te dhenave te perpunuara nga “Monitor” nga bilancet e 100 kompanive me te medha, xhiro e tyre ne total eshte rritur me rreth 7%, e udhehequr nga gjigantet e naftes. Ritmet e rritjes se 100 VIP-ave jane ngadalesuar ne raport me vitet e meparshme, duke qene me te uletat, qe nga 2008-a, kur “Monitor” disponon te dhenat krahasuese.

Ka kompani qe nuk i kane rezistuar presionit te tregut, krizes e konkurrences, duke pare renien e te ardhurave e daljen nga lista e 100 te medhenjve. Te tjera jane zgjeruar me ritme dyshifrore, duke fituar nje pozicion tek 100 VIP-at (shiko nen-ndarjen hyrje daljet nga lista e VIP-ave).
Ne nje vit, kur u nderruan pushtetet pas dy mandatesh te qeverisura nga te djathtet, nuk kane munguar as surprizat me daljet nga tregu apo renien e thelle te disa sipermarrjeve, qe kishin lulezuar gjate kesaj periudhe.
“Monitor” sjell renditjen e 100 kompanive me te medha per vitin 2013, hartuar ne baze te te dhenave te bilanceve, qe na jane vene ne dispozicion nga Qendra Kombetare e Regjistrimit (QKR).
10 me te medhate
I pari eshte Bankers Petroleum, qe vijon te ruaje kryesimin prej dy vitesh, me nje qarkullim vjetor prej rreth 484 milione eurosh, i ndjekur nga operatori kryesor ne tregtimin e naftes, Kastrati, qe dhe ai nuk po njeh ndalje ne rritjen e xhiros se realizuar, per te arritur ne 457 milione euro ne vitin 2013.
Ne vend te trete eshte ish-CEZ Shperndarje, sot Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSSHE), qe me gjithe problematiken e viteve te fundit dhe kalimin e sforcuar te pronesise qe ndodhi gjate 2013-s, arrin te kete kete pozicion te mire ne renditje, duke qarkulluar 269.3 milione euro.
E katerta eshte Banka Kombetare Tregtare, e cila qe ne 2012-n, kaloi ne institucionin financiar me te madh ne vend per te ardhurat, ndersa ne fund te gjashtemujorit te pare 2014 u be dhe me e madhja ne vend sipas aktiveve. Per vitin 2013, ajo kishte nje qarkullim vjetor prej 255.5 milione eurosh.
Te kater vendet e para nuk kane asnje ndryshim nga viti i kaluar.
Ne vend te peste eshte Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila, ndonese ne nje situate teper problematike likuiditeti, rrit pozicionin e saj ne liste, duke mbajtur nje nivel te larte faturimi, prej 209.6 milione eurosh.
Ajo ndiqet nga Kurum, qe eshte ngjitur ne pozicionin e gjashte, nga i teti qe ishte ne 2012-n, edhe pse nuk ka arritur te rrise xhiron ne vitin 2013, qe ishte ne nivelin e 176 milione eurove.
Nje tjeter sipermarrje nafte, si edhe Kastrati, aktive ne tregtimin me shumice e pakice te naftes, Europetrol Durres Albania, pozicionohet ne vendin e shtate, me nje xhiro prej 161.2 milione eurosh.
Ne vendin e tete eshte Raiffeisen Bank, e cila vijon ne strategjine e grupit Raiffeisen International per nje ulje te pilotuar te madhesise se saj ne vendet e Lindjes, duke qarkulluar ne filialin e saj ne Shqiperi rreth 147 milione euro.
Sipermarrja e nente me e madhe ne vend eshte Vodafone, e cila, me nje xhiro prej 131.8 milione eurosh, mbetet edhe kete vit si kompania me e madhe e telefonise celulare.
Listen e 10 me te medhave e mbyll Marketing Distribution, qe ka arritur serish te hyje ne dhjeteshe, pasi kishte disa vjet qe kishte dale jashte saj, duke realizuar nje xhiro prej gati 109 milione eurosh.
Hyrje-daljet nga lista
Hyrjet, kryesojne ndermarrjet tregtare
Mediterranean Shipping Agency ka pare ngjitjen me te shpejte ne liste, duke pothuajse trefishuar aktivitetin e saj, ne rreth 3.5 miliarde leke.
Orti, nje sipermarrje qe vepron ne fushen e tregtise, ka shenuar gjithashtu nje zgjerim prej 55%, duke kercyer ne vendin e 65, me nje faturim vjetor prej rreth 3 miliarde lekesh.
Porto Romano Oil eshte ngjitur gjithashtu ne vendin e 70, pas nje rritjeje te qarkullimit vjetor me 71% ne rreth 2.9 miliarde leke.
Dy sipermarrje qe veprojne ne aktivitetin e call center, Intercom Data Service (IDS) dhe Alba Call, jane gjithashtu dy hyrje te reja ne liste, perkatesisht ne vendet e 76 dhe 90 (shiko nenndarjen “Rritja e Call center, kryesojne ne punesim”).
VEGA dhe Besniku, te dyja sipermarrje ne import-eksport kane pare gjithashtu nje rritje te xhiros me mbi 50%, duke hyre ne listen e 100 VIP-ave, perkatesisht ne pozicionin e 79 dhe 80. Ducellari 2010 eshte nje tjeter sipermarrje tregtare me nje faturim prej rreth 2.6 miliarde lekesh, ne pozicionin e 82.
Frigo Food dhe Food Trade jane zgjeruar me ritme dyshifrore, duke hyre dhe ato te 100 me te medhate, perkatesisht ne vend te 86 dhe 87.
Edhe kompania e bitumit, Izvor’99 eshte rritur me 77% ne 2.1 miliarde leke.
Distribrands,edhe ajo ne fushen e aktivitetit tregtar eshte rritur me 46%, ne 2.15 miliarde leke.
Daljet
Mobal Albania, e perfshire ne infrastrukturen e telefonise celulare, eshte nje nga daljet kryesore nga lista. Pas nje qarkullimi prej 3.4 miliarde leke ne 2012-n, faturimi i saj ka rene nen 1 miliard leke nje vit me pas.
ALEAT, kompania e koncesionit te pasaportave, e ka ulur gjithashtu ndjeshem xhiron, ne 1.6 miliarde leke ne 2013-n, nga 3.1 miliarde leke ne 2012-n.
Fabrika me e madhe e prodhimit te kepuceve, dhe nje nder eksportuesit me te medhenj ne vend, Donniana doli nga 100 VIP-at ne 2013-n, pasi xhiro e saj pothuajse u pergjysmua, nga 2.4 miliarde leke, ne 1.3 miliarde leke. Kompania kaloi nje periudhe te veshtire pas ndarjes nga partneret italiane, por ne 2014-n ajo e ka marre serish veten, pas sigurimit te kontratave te medha te shitjes ne shume vende ne Europe e bote, sipas drejtueses se saj, Donika Mici.
Fabrika e Çimentos ne Elbasan ka shenuar nje performance negative, me nje renie prej 20%, ne rreth 1.8 miliarde leke.
Ulje-ngritjet e kompanive te rrugeve
Dalje te tjera nga lista e 100 VIP-ave jane dhe kompanite e ndertimit Salillari, Dega ne Shqiperi e Shoqerise Porr Bau, Dega ne Shqiperi e Todini Construzioni, Bechtel & Enka.
Sipermarrjet e ndertimit, sidomos ato te huajat kane luhatje te medha te faturimit vjetor, ne varesi te projekteve qe punojne dhe gjatesise se tyre ne kohe. Ne 2013-n, mbreti i rrugeve rezulton Copri-Akror, e perfshire ne ndertimin e segmentit Tirane-Elbasan, me nje xhiro vjetore prej 9.6 miliarde lekesh, 75% me shume me baze vjetore.

Burimi: Marre nga Revista Monitor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto