“Panairi 2014” pushton qytetin e Gjilanit - Business Magazine Albania

“Panairi 2014” pushton qytetin e Gjilanit


Gjilan – Te shtunen eshte hapur zyrtarisht panairi i produkteve vendore “Gjilani 2014”. Kryebashkiaku i Gjilanit, Lutfi Haziri, ne hapjen e ketij panairi tha se Gjilani ka me çka te mburret dhe ka çka te ofroje nga prodhimet e veta. Luta kete panairi e quajti “Panagjyri i Gjilanit” dhe ka premtuar qe edhe ne te ardhmen te organizohen keso ngjarje ku ekspozohen prodhimet vendore.

Gjilani te shtunen ka pasur nje pamje krejt tjeter pasiqe stendat e vendosura per nder te panairit 2014 kishin pushtuar tere qendren e Gjilanit. Gjilani sot i ngjasonte “panagjyrit” te moçem qe si tradite e ka ruajtur me vite ky qytet, raporton rajonipress.

Organizatori Ismajl Jonuzi drejtor i zhvillimit ekonomik tha se Komuna e Gjilanit permes ketij panairi ka treguar se i mbeshtet prodhuesit e Anamoraves dhe te gjithe ata qe bejne perpjekje per te pasur ne shtepite e tyre prodhimet tona. “Une jam i lumtur qe sot kemi bere kete prezantim me ndihmen e Komisionit Evropian dhe sigurisht edhe ne te ardhmen keso ngjarjesh do te organizojme me te vetmin qellim qe t`i stimulojme prodhuesit tane” tha Jonuzi.

Haziri tha se Gjilani ka prodhues te njohur dhe te afirmuar edhe pertej Afrikes. “Gjilani ka çka te ofroje dhe ka çka te tregoje me prodhimet e veta. Ky lloj panagjyri sot vertet po me bene krenar sepse kemi edhe mergimtaret tane qe po na vizitojne dhe kane mundesi qe te shijojne prodhimet vendore”.

Haziri tha se Gjilani edhe ne tetor pret ta organizoje “panagjyrin e bereqetit” dhe edhe ajo ngjarje eshte nje rast u mire per prodhuesit.”Komuna e Gjilanit asnjehere nuk i ka lene pasdore prodhuesit, veçmas nga koha ime ku me tere sinqeritetin jam munduar qe atyre t`ua lehtesojme procedurat” tha Haziri.

Ndryshe ne panair jane duke ekspozuar dhjetera tregtar prodhimet e tyre. Dominoje prodhimet e mjaltit, pemeve e perimeve, por edhe prodhime nga metali.

Metush Maksuti prodhues i mjaltit tha per rajonipress se eshte i befasuar per te mire me organizimin e Panairit.”Vertet ky eshte nje rast i rralle qe neve na jepet mundesia per te ofruar prodhimet tona para qytetareve” tha Maksuti.

Panairi mbetet i hapur deri me 3 gusht derisa qellim i tij mbetet promovimi dhe shitja e produkteve vendore, te cilat ofrohen nga kompanite e ketij regjion.

Panairi organizohet nga Drejtoria per Zhvillim Ekonomik, ne bashkepunim me Qendren Regjionale te Marketingut – Lindje, si zyre nder komunale per stimulimin e marketingut te produkteve vendore.

/rajonipress/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0