Parate e “Sudes” ndahen ne shtator - Business Magazine Albania

Parate e “Sudes” ndahen ne shtator


Parate e “Sudes” ndahen ne shtator, emrat e kreditoreve qe nuk jane pranuarTIRANE – Administratorja e falimentit te firmes piramidale “Sude”, Mimoza Çibuku, ka bere me dije se ndarja e parave per 1170 kreditoret do te behet ne muajin shtator. Sipas saj, levrimi i shumave per secilin kreditor do te behet ne “Banken Credins”, pas rinisjes se punes se gjykates.

Çibuku ben me dije se, pas mbledhjeve te verifikimit te kryera ne gjykate, rezulton se per 21 kreditore, pretendimet e tyre jane kundershtuar teresisht ose pjeserisht per mangesi dokumentacioni.

“Mbeshtetur ne nenin 146 te ligjit 8901, date 23.5.2002, kreditoret e mesiperm duhet te paraqiten prane seksionit te gjykates per te marre nje kopje te shkurtuar te tabeles se vertetuar nga gjykata. Me kete liste kreditori duhet te filloje proceduren per vertetimin e pretendimit te tij ndaj pales kundershtuese”, – sqaron Çibuku.

PERQINDJA
Deri tani ka shkuar ne 1170 numri i kreditoreve te firmes piramidale “Sude”, te cilet jane regjistruar per takimin e dyte per procedurat e saj te falimentit. Sipas Mimoza Çibukut, nje numer kaq i madh regjistrimesh do te sjelle per pasoje uljen e shumes qe do te perfitoje secili.

Administratorja shpjegon se, per shkak te numrit te madh, çdo kreditor llogaritet te marre perafersisht vetem 0.4 per qind te shumes se dhene me perqindje. Ne total jane 19 mije kreditore qe kane humbur parate ne firmen “Sude”, nderkohe qe nje pjese e mire e tyre nuk u perfshine ne procesin e ndarjes se parave te mbetura nga kjo shoqeri, per shkak te shumes shume te vogel.

Ballkanweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0