Ne nje konference per zhvillimin e bujqesise, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria ka “synim nxitjen e sipermarrjes, eksportit dhe prodhimit”.
“Ka mbaruar koha kur te ardhurat vinin nga nje rritje qe bazohej nga dergesat e emigranteve. Duhet te shfrytezojme burime te reja per zhvillimin e bujqesise”, deklaroi kryeministri.
Sipas zotit Rama, nuk do te kete me subvencione qe kane vleren e lemoshes, por mbeshtetje konkrete nga ana e shtetit per bujqesine.
Nga ana e tij, ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, u shpreh: “Mbeshtesim ata fermere qe jane te suksesshem dhe eksportojne. Fokusi yne eshte rritja e investimeve gjitheperfshirese.”
Ndersa ministri i Ekonomise, Arben Ahmetaj, nenvizoi se po vjen nje kohe e re per bujqesine shqiptare, ku bujqesise do i kushtohet vemendja qe meriton.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto