Biletat, qytetaret: Janë shume shtrenjte - Business Magazine Albania

Biletat, qytetaret: Janë shume shtrenjte


Qytetaret ankohen se çmimet e biletave per transportin ajror jane te larta, ndersa sherbimi mbetet problematik.

“Shume shtrenjte. Kam ardhur nga Londra me 500 paund. Me 500 paund shkon ne Amerike”, thote nje prej tyre.

“Ka momente qe çmimet i reklamojne ndryshe, por kur shkon te paguash çmimi del dyfish. Jane shume me shtrenjte, nderkohe qe sherbimi eshte skandaloz”, shprehet nje tjeter.

Por autoritetet thone se sipas llogarive te tyre, çmimet jane ulur ndjeshem krahasuar me nje vit me pare. “Aktualisht me shifra dhe vlera tarifat ne tregun ajror kane rene nga 20 ne 30 per qind krahasuar me vitet e kaluara. Kjo rezulton nga statistikat”, deklaron Feliks Baci, drejtor i Aviacionit Civil.

Sipas kreut te Aviacionit Civil, ky eshte rezultat i nje sere masash qe jane ndermarre muajt e fundit, ku me kryesorja eshte liberalizimi i tregut.

“Ne kemi liberalizuar fluturimet, si per shembull itinerari nga Frankfurti ne Tirane behet me nje linje fluturimi te nje vendi te trete, siç eshte Sllovenia. Renia e çmimeve nuk mund te ndodhe ne nje dite. Politika eshte qe ne t’i pershtatemi tregut me norma dhe rregulla, pa e shqyer tregun. Te mos lejojme qe sot te hyjne operatore me tarifa te uleta, neser te falimentojne dhe te lene qytetarin ne aeroport”, thote Baci.

Nje dite me pare, agjencite e udhetimeve shprehen shqetesimin se Shqiperia eshte vendi me çmimet me te shtrenjta ne rajon per transportin ajror, duke i detyruar ato qe grupet e turisteve t’i orientojne drejt aeroporteve te vendeve fqinje.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0