Raporti i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike sakteson se 30-40% te te punesuarve ne Shqiperi nuk paguajne asnje takse ndaj shtetit çka ka sjelle reduktim te kontributeve shoqerore si dhe zhvillimin e nje konkurrence te pandershme mes bizneseve.
Milva Ikonomi, eskperte ne ekonomi, permes nje analize sqaron se nga viti 2007 ne 2012 bizneset nuk kane ulur pagat edhe pse nuk kane rritur investimet, çka ka ndihmuar ne kapercimin e krizes me lehte.
“Po flasim per shkallen e gape-t midis atyre qe kane qene te punesuar dhe atyre qe kane qene kontribues. Ne vitin 2007 shkalla e gape-t ishte 12%, ndersa ne vitin 2012 shkoi 40%. Ne Shqiperi mbizoteron ndermarrja e vogel, me pak punonjes, biznesi me lidhje nepotike. Pikerisht kjo ka sherbyer per te mos lejuar renien e pagave ne sektorin privat”, shpjegon zonja Ikonomi.
Milva Ikonomi sqaron se shume biznese ne Shqiperi jane me lidhje familjare, çka ndikon qe shpesh vendimet te mos jene te drejta: “Kur ndermarrja realizon bilancin e vet ekonomik, ka gjithmone parasysh qe nje pjese te fitimit ta çoje drejt fondit te pagave dhe nje pjese ta lere per te bere investime. Shume vende te rajonit ulen pagat e punonjesve dhe jo investimet, ndersa ne Shqiperi nuk u ulen pagat ne kohen e krizes.”
Sipas raportit, pagat ne sektorin publik jane mesatarisht 25% me te larta se pagat ne pergjithesi. Pothuasje 60% e te punesuarve perfitojne nga te ardhurat te barabarta me pagen minimale. Transporti dhe telekomunikacioni kane pagen me te larte, me nje mesatare prej 55 mije lekesh, me pas vjen industria dhe ndertimi me 35 mije dhe ne fund eshte sektori i sherbimeve.
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.