“30% rritje e eksporteve te bujqesise” - Business Magazine Albania

“30% rritje e eksporteve te bujqesise”


Kryeministri Edi Rama tha se qasja e re e qeverise ndaj bujqesise po jep shenjat e para te permiresimit te ketij sektori.

Ne perurimin e zyrave te reja te Agjencise se Zhvillimit Bujqesor dhe Rural, kryeministri permendi rritjen e eksporteve si rezultat konkret, ndersa akuzoi qeverine e meparshme per menyren se si trajtoi fshatin dhe fermerin.

“30% rritje e eksporteve te bujqesise ne 5 muajt e pare me siguri do te thote diçka. Kemi lehtesuar ne menyre te ndjeshme fermerin nga presioni i jashtezakonshem i korrupsionit dhe nje administrate qe i rrinte ne qafe per t’i marre frymen ne menyre qe t’i nxirrte pjesen e vet”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se qeveria rriti me 70% buxhetin per bujqesine ne nje vit te veshtire, siç u shpreh ai, kur i duhej te perballej me malin e borxheve te trasheguara nga qeveria paraardhese. Edhe fondet e BE-se jane ne rritje, tha Rama, ndaj qeveria ka pergatitur kuadrin ligjor per t’i perthithur ato.

Sfida e radhes mbetet formalizimi dhe rajonalizimi i bujqesise duke financuar projekte per kultura qe perbejne avantazh krahasues per nje zone te caktuar.

“Nuk do shperndajme fonde kuturu qe nuk perputhen me planin kombetar te zhvillimit te bujqesise. Permes kryerjes se kesaj detyre do te orientojme fokusimin e rajoneve tek kulturat me te dobishme te tyre”, nenvizoi Rama.

Nderkohe, ministri Edmond Panariti tha se skemat e reja te bujqesise synojne te nxisin prodhimin ne vend dhe te luftojne klientelizmin. “Perqasja jone eshte e orientuar drejt rezultatit, pengimit te skemave klienteliste te cilat nuk e nxisnin prodhimin por ushqenin rrjetet klienteliste”, deklaroi Panariti. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0