Bankat pesefishojne fitimet e tyre - Business Magazine Albania

Bankat pesefishojne fitimet e tyre


Bankat private fituan rreth 50 milione dollare ne 5 muajt e pare te vitit, mesatarisht 10 milione dollare ne çdo muaj. Te dhenat e fundit zyrtare nga shoqata shqiptare e bankave tregojne se krahasuar me nje vit me pare, fitimet e sistemit bankar jane rritur me mbi 5 here duke shenuar nje rekord historik.

Shifrat tregojne permiresim te forte ne te gjithe treguesit qe masin perfitueshmerine e sistemit. Kthimi nga kapital, i cili mat fitimin e bankave ne raport me parate e investuara nga aksioneret e tyre, arriti 11.2 per qind ne fund te pesemujorit.

Kjo do te thote se per çdo 100 leke kapital te investuar ne banke aksioneret kane marre mbrapsht 11.2 leke fitim per pese muajt e pare. Nje vit me pare shifra ishte 2.2 per qind.

Permiresimi i forte i treguesve vjen ne nje kohe kur aktiviteti kryesor qe kryejne bankat, ai i ndermjetesimit financiar, eshte ne tkurrje krahasuar me nje vit me pare.

Prej disa muajsh depozitat ne sistem kane ngrire, ndersa kredia ne fund te pesemujorit ishte 1.7 per qind me e ulet se nje vit me pare.

Ekspertet e Bankes se Shqiperise thone se pjesa kryesore e rritjes se fitimeve te gjeneruara nga bankat lidhet me renien e fondeve qe ato duhet te lene menjane per te mbuluar kredite e keqija.

Keto te fundit, prej disa muajsh kane ndalur rritjen dhe jane stabilizuar ne nivelin 24 per qind. Kjo i ka çliruar bankat nga detyrimi per te ngrire fonde te reja shtese ne formen e provigjoneve per mbulimin e humbjeve qe vijne nga kredite me probleme.

Por pertej kesaj, te dhenat tregojne se 2014, vit i cili per ekonomine dhe qytetaret parashikohet serish nje vit i veshtire, duket se nuk do te jete i tille per sistemin financiar.

 Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0