Deputetet ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese kerkuan heqjen e liçences per subjektet qe ndertojne ne kundershtim me ligjin.
Ne seancen degjimore mbi projektligjin e planifikimit te territorit, shoqatat e ndertuesve dhe arkitekteve thane se sanksionimi me ligj i kesaj mase eshte menyra e vetme per te rregulluar industrine e ndertimit.
“Heqja e liçences eshte e vonuar. Kur ne nje objekt me leje behet nje shtese, t’i hiqet liçenca konstruktorit apo arkitektit, apo kur ndertuesi e ben pa projekt. Natyrisht qe duhet te hiqet se ajo s’ka as siguri”, deklaroi Maks Muçi nga Shoqata e Ndertuesve.
Nje tjeter problem i verejtur ne ndertimet e pas viteve ‘90 eshte mungesa e cilesise dhe standardeve ne ndertim. “Jemi ende me standardet e ‘89. Standardet dhe normat e ndertimit duhet te behen sipas eurokodeve”, sugjeroi specialisti Avenir Kika.
Ndertuesit shprehen shqetesimin e tyre sa i perket numrit te madh te vendimeve qe duhet te shoqerojne kete ligj. Po ashtu, ata kerkuan qe afati per miratimin e planit te pergjithshem kombetar te afrohet nga 20 ne 10 muaj, me qellim zhbllokimin e lejeve te ndertimit, te bllokuara prej 5 vitesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto