Ndizet drita jeshile per By Pass-in e Vlores - Business Magazine Albania

Ndizet drita jeshile per By Pass-in e Vlores


Tirane- Ndizet drita jeshile per ndertimin e BY-Pass-it te Vlores.
Ndertimi i ketij segmenti rrugor pritet te nise nga puna pas nenshkrimit te marreveshjes midis ministrit te Financave, Shkelqim Cani dhe Zv/presidentit te Bankes Europiane per Investim, Dario Scannapieco.
Ministri Cani deklaroi se projekti parashikohet te perfundoj ne mars te 2017 dhe do te ul ndjeshem trafikun ne qytetin e Vlores.
Zevendespresidenti i BEI, Dario Scannapieco deklaroi se ky fond eshte nje hap per te zhvilluar infrastrukturen ne Shqiperi por ne te njejten kohe kerkoi qe te punohet per te rritur konkurueshmerine dhe punesimin.
“Nje kontrate qe do te kontribuoje me tej, per zhvillimin e infrastruktures rrugore dhe nje kontrate qe do ta çliroje qytetin e Vlores nga trafiku i rende, ne veçanti ne muajt e veres. Kemi te bejme me 29 kilometra rruge te reja, te cilat ne fakt do te japin nje akses me te lehte dhe me te sigurt ne rrugen bregdetare te Jugut te Shqiperise. Po ashtu, keto rruge do ta kalojne trafikun larg qytetit apo qendres se Vlores. Ky eshte nje moment i rendesishem per te luftuar papunesise, por edhe per te restauruar rritjen ekonomike. Ne kete moment, ne besojme qe duhet vazhduar qe te punohet persa i perket konkurrueshmerise, por edhe investimeve jo vetem ne rajon, por natyrisht edhe ne Shqiperi.” tha ai.
Kontrata financiare me vlere 18 milione Euro u nenshkrua sot ne sallen e hartave ne kryeministri. Kontrata me BEI-n eshte pjese e bashkefinancimit te projektit, sebashku me BERZH-in dhe BE-ne permes fondeve IPA, me vlere totale financimi prej 53 milione Euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0