Si të aplikoni për LocalEyes GoGlobal Prize? - Business Magazine Albania

Si të aplikoni për LocalEyes GoGlobal Prize?


Startupet shqiptare me potencial global meritojnë vëmendje dhe mbështetje sidomos për të arritur tregjet globale. Këto vite ekonomie tregu në Shqipëri kanë treguar pikërisht këtë, që kompanitë qofshin startupe qofshin të konsoliduara, edhe në rast projektesh të mira inovative, kanë vështirësi të rriten përtej kufijve të vendit tonë.

LocalEyes GoGlobal Prize është një konkurs i cili synon të nxjerrë në pah këto projekte startupe inovative nga kompani të regjistuara në Shqipëri të cilat kanë synimin dhe potencialin për t’u bërë të suksesshme në nivel global dhe të mbështesë më të mirin me: 10 000 EUR fond cash në shkëmbim të aksioneve në startup, mbështetje në përgatitjen marketing, financiare, ligjore, mbështetje në gjetjen e fondeve të tjera për të financuar startupin, inkubim për 1 muaj në GoGlobal Academy të LocalEyes në Milano, mbështetje në lançimin ndërkombëtar.

Faqja e konkursit është: http://goglobalprize.com/ dhe aplikimi duhet të bëhet në gjuhën angleze.

Kusht përjashtues për pjesëmarrjen: Vetëm kompanitë e regjistruara mund të marrin pjesë në këtë konkurs.

Startupet që dëshirojnë të përfshihen duhet të regjistrohen në QKR para afatit të mbylljes së kohës së aplikimit për konkurs. Regjistrimin mund ta bëjnë për shembull në formën e personit fizik. Një mënyrë tjetër do të ishte: të marrin pjesë në konkurs duke bashkëpunuar me kompani ekzistuese të cilat janë dakord të mbështesin projektin startup. Marrëveshjen e bashkëpunimit me kompanitë në fjalë duhet ta mundësoni vetë.

Kompanitë ekzistuese edhe prej shumë vitesh mundet të marrin pjesë me projekte të reja inovative që kanë zhvilluar / kanë në zhvillim, me të cilat do të dëshironin të dilnin edhe jashtë Shqipërisë për të arritur tregje ndërkombëtare.

Dokumentat të cilat të përmbledhura të gjitha në një zip file  dhe te ngarkohen në faqen

http://goglobalprize.com/apply/ janë: 1) GoGlobalPrize_pitch 2) GoGlobalPrize_financial_plan 3) GoGlobalPrize_questionnaire 4) ID Card of all team members 5) CV af all team members 6) Business registration document.

Për cdo gjë konsultohuni me faqen e konkursit: http://goglobalprize.com/   Ndërkohë sesione tutoriale do të mbahen në mjediset e Talent Garden Tirana në mënyrë që të sqarohen ato gjëra që mbeten të paqarta.

Burimi: Talent Garden Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0