Samsung po eksperimenton me një truk për ti marrë klientët e iPhone për vete. Dhe ky truk konsiston në telefona 1 dollarë.
Ata të cilët kërkojnë në treg smartphone të rinj do të jenë të aftë të provojnë linjën e re të Samsung – telefonë të Galaxy përfshirë Galaxy S6, S6 Edge, S6 Edge+ dhe Note 5 për një muaj rrjesht.
Nëse ju pëlqen telefoni mund ta mbani plus ofrohet dhe një muaj shërbim celular për vetëm 1 dollarë. Por e vetmja gjë që duhet të theksohet është se duhet të rregjistroheni në këtë program nga iPhone që do të thotë se nga kjo anë klientët e Samsung-ut nuk kanë fat.
“Samsung luftoi në tregun e smartphone vitin e shkuar pasi u ballafaqua me nje presion të madh nga dalja e iPhone 6 nga Apple dhe ekranet më të mëdha të iPhone 6 Plus si dhe nga lojtarë të tillë kinezë si Xiaomi,” raporton CNBC.
“Derisa Apple nxorri iPhone 6 Plus 5.5 inch vitin e shkuar, Samsung ishte zgjedhja për ekrane të mëdha. Në një përpjkeje për të joshur përdoruesit e ekraneve të mëdha të Apple, Samsung nxorri S6 Edge Plus (5.7 inch) dhe Note 5 javën e shkuar,” sipas të njëjtit burim. Por ende Samsung vazhdon të dominojë tregun e smartphoneve duke fituar 22 përqind të duke shënuar 22 përqind të shitjeve globale tremujorin e fundit, sipas CNN Money.
Ndërsa Apple zotëron vetëm 14.6 përqind. Megjithatë Apple duket se po luan një lojë tërheqëse, sipas vëzhguesve. Apple Inc. rriti aksionet e tregut në cerekun e dytë të këtij viti nga 12.2 në 14.6. Në Amerikë, Apple vazhdon të jetë brandi më i zgjedhur duke kontrolluar 43 përqind të shitjeve të smartphone-ve amerikanë. Vetëm Samsung kontrollon rreth 29 përqind të shitjeve, sipas kompanisë amerikane të të dhënave analitike comScore.
Në përgjigjje të kësaj, Samsung ka bërë lëvizje për ta bërë më të mirë lojën e saj.
“Galaxy S6 u supozua të ishte përgjigjja e Samsung ndaj zhvillimit shpërthyes të Apple. Dizajni i tij elegant (i ngjashëm me iPhone) ka marrë shumë reagime por nuk ishte i mjaftueshëm për të ndalur shtatë tre mujorë radhazi të fitimeve në rënie të Samsung-ut nga smartphonët,” raportoi CNNMoney.
Sipas rregullores së promovimit të ri të Samsung, ju mund ta ktheni mbrapsht telefonin tuaj prej 1 dollarë nëse nuk ju pëlqen.
Shkrimi u botua nga Business Insider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.