Trajnim i Avancuar Profesional "FISKALITETI" - Business Magazine Albania

Trajnim i Avancuar Profesional “FISKALITETI”


Në datën 23 Shtator 2015 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi i Avancuar Profesional “FISKALITETI” .
Kursi ofron njohuri mbi: Legjislacionin aktual fiskal në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e një Biznesi me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit – QKR, Drejtorinë e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës etj, Hapjen dhe Mbylljen e një biznesi, Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, të Drejtat e Detyrimet e një kompanie, Deklarimet Periodike pranë Autoriteteve, etj.
Në fund të Trajnimit kursantët do të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar:
të drejtat dhe detyrimet e një biznesi kundrejt Institucioneve Shtetërore, si dhe të ndjekë të gjitha hallkat institucionale për hapjen, veprimtarinë dhe mbylljen e një biznesi.
PROGRAMI
Ligji i Ri i TVSH – së
Objekti dhe fusha e zbatimit; Personat e tatueshëm; Operacionet e tatueshme/furnizimet; Vendi i operacioneve të tatueshme/vendi i furnizimit; Kuadri ligjor i procedurave tatimore; Të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve; Mënyrat alternative të vlerësimit/çmimet e referencës së qirave, doganës shitjet me pakicë; Rimbursimi i TVSH dhe kompensimi i detyrimeve tatimore; pagesa nëpërmjet sistemit të Thesarit; Procedura per klasifikimin e pambledhshëm të një pjese ose gjithë detyrimit tatimor/ borxhi tatimor; Lindja e tatimit/ momenti i furnizimit.; Vlera e Tatueshme; Shkalla Tatimore.; Shërbimi elektronik, E-Taxation; Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore; Procedurat Tatimore Tatimi mbi të Ardhurat Personale/ TAP Dividentët, Interesat nga huat, Të ardhurat nga pronësia intelektuale apo e drejta e autorit; Të ardhurat nga lojrat e fatit, të tjera të ardhura personale, të paparashikuara ndryshe në ligj.

Kalimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme:

  • Tokë e ndërtesa
  • Kujdes! Toka bujqësore kur transferohet nga një fermer i regjistruar tek një person që kryen aktivitet ekonomik
  • Përjashtimet/ Kontributet për fondet e pensioneve vullnetare dhe kthimi i investimit.

 

Tatimi mbi Fitimin
Amortizimi; Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat; Llogaritja e kësteve paradhënie dhe korrigjimi i tyre; Përjashtime/ Fondet vullnetare të pensioneve; Tatimi mbi te Ardhurat
Kohëzgjatja : 2 javë
Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17:30 – 20:00)
Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim: Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar.
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | issatalbania@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0