Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë - Business Magazine Albania

Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë” në datat: 7-8-9 Tetor 2015, ora: 16:30 – 19:30

Administrimi efektiv financiar dhe kontabël i kompanisë është në thelbin e një sipërmarrje, institucioni apo organizate moderne dhe efikase si një element dominues në suksesin e një biznesi. Me ndërmarrjet që ballafaqohen në mënyrë të vazhdueshme me një ambient të ndryshueshëm afarist, është e një rëndësie të veçantë të sigurohet që nga ana e vendim-marrësve te zbatohet një administrim efektiv që ndihmon sipërmarrjen, institucionin apo organizatën që t’i përshtatet lehtësisht ndryshimeve në treg.

Globalizimi dhe teknologjia e informacionit kanë vënë biznesin përballë sfidave të shumta të mbijetesës e të konkurueshmërisë, ku kërkohet një qasje ndryshe e sipërmarrjes dhe administrimit financiar dhe kontabël. Ky trajnim i vjen në ndihmë bizneseve dhe organizatave duke trajtuar politikat fiskale të BE-së gjatë krizës globale, rolin e kontabilitetit dhe sistemeve të informacionit kontabël në menaxhimin e suksesshëm të njësive ekonomike, Unionin bankar – impaktet pozitive etj.

Administrimi financiar dhe kontabël është një mënyrë me anë të së cilës njerëzit në një kompani mendojnë, vlerësojnë dhe krijojnë të ardhmen e saj. Të mendosh në mënyrë kritike nënkupton shumë më tepër se t’i përgjigjesh problemeve dhe mundësive afatgjata apo afatshkurtra; ajo ka të bëjë me krijimin e së ardhmes së kompanisë sipas standardeve evropiane, duke qënë proaktiv dhe duke shtuar vlerën për sipërmarrjen nëpërmjet realizimit të të ardhurave të larta.

Ju lutem gjeni bashkëlidhur:
1. Formular Aplikimi -Administrimi Financiar dhe Kontabël i Kompanisë
2. Programi – Administrimi Financiar dhe Kontabël i Shoqërisë

 

Lektor për këtë Trajnim do të jetë Prof. Asoc. Dr. Arben Malaj dhe Prof. Asoc. Dr. Mirela Ujkani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0