Si të jemi të suksesshëm në aplikimin e fondit IPA - Business Magazine Albania

Si të jemi të suksesshëm në aplikimin e fondit IPA


Te kuptojme Projektet e fondit IPA :Principet, Procedurat, Praktikat (Si te jemi te suksesshem ne aplikimin e Fondit IPA)

Te kuptojme Projektet e fondit IPA :Principet, Procedurat, Praktikat
(Si te jemi te suksesshem ne aplikimin e Fondit IPA)

Synimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë (DHTIT), vazhdon organizimin e Trajnimit në fushën e “Si të jemi të suksesshëm në aplikimin e fondit IPA”
me Lektorë ekspertë, në fushën e Menaxhimit të Fondit IPA.
Ky Trajnim organizohet pë herë të katërt, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, pas një suksesi të jashtëzakonshëm.

Objektivat
Pas perfundimit te ketij Trajnimi Pjesemarresit do te kene mundesine:

  • Te kene njohuri me te zgjeruara per fondet e zhvillimit rajonal te Bashkimit Europian
  • Te pershkrujne principet baze te fondeve IPA
  • Te pershkruajne fushat dhe menyrat si investohet me fondet IPA
  • Te zhvillojne aftesi per te marre pjese ne aplikimet per projekte te financuara nga fondi IPA
  • Mund te examinojne, vleresojne dhe perdorin tubacionin (pipeline) e projekteve EuropeAid
  • Mund te dallojne dhe perdorin terminologjine dhe specifikimet per keto lloj projektesh
  • Mund te karakterizojne dhe dallojne projektet me financim te jashtem dhe Grantet

Metodologjia e te mesuarit
Semirari konsiston ne nje kombinim te metodave te trajnimit tradicional :prezantime dhe ligjerata duke perfshire raste konkrete dhe raste studimore ( case study). Do te lihet mjaft kohe pas cdo prezantimi per pyetje, pergjigje, diskutime dhe shkembime experiencash.
Gjithashtu pjesemarresit do te punojne ne grupe te vogla me shembuj konkrete praktik dhe raste studimore.
Të gjitha seancat do të jenë të shoqëruara me punë praktike nga ana e pjesëmarrësve me ndihmën asistencën dhe mbështetjen nga ana e lektores, që synojnë të fiksojnë sa më mirë konceptet e trajtuara gjatë zhvillimit të trajnimit.
Lektorja ofron konsulence falas online, ne projekte te caktuara dhe pas perfundimit te ketij Trajnimi

Audienca e synuar
Ky seminar eshte i projektuar per perfaqesues te kompanive shqiptare , administrates publike, universiteteve dhe enteve te tjera private ose publike te cilat jane te interesuar ne implementimin e projekteve te finacuara nga Komuniteti Europian nepermjet Fondeve IPA.

Lektore
Mag.a Asetila Köstinger PhD(c)
Vjen si eksperte austriake me mbi 15 vite pervoje nderkombetare ne Consulting dhe Industri, pervec te tjerash edhe si bashkepunetore e kompanive te njohura Austriake dhe Gjermane. Mbi 10 vite jashte vendit ne 5 shtete te ndryshme dhe zoteron mbi 5 gjuhe te huaja. Ajo ka experinca te pasura ne projekt management me donatore te ndryshem, dhe eshte specializuar vitet e fundit me projektet e EUROPEAID.

Afati i Aplikimit 18.10.2015
Bashkangjitur ju lutem gjeni njoftimin e plote rreth zhvillimit te ketij trajnimi si dhe formularin e aplikimit.
· Njoftim -KURSI-Si te jemi te suksesshem ne Aplikimin e Fondit IPA
· Formular Aplikimi Si te jemi te suksesshem ne Aplikimin e Fondit IPA

Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni.
Faleminderit per bashkepunimin!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0