I sapozgjedhuri në postin e Drejtorit të Manaxherit dhe CEO-s për rajonin e Indisë, Roland Folger, tha për Business Today In ditën e premte:”GLE-Class i ri është përgjigjia ndaj aspiratave tona më të larta për SUV-in në treg. Si pasardhësi i ML-Class, pritshmëria jonë është që të arrijë majën e shitjeve të SUV të makinave të madhësisë së mesme në tregun indian.”
Ka shumë gjasa që kjo pritshmëri të realizohet dhe të shënojë shitje më të larta për Mercedes-Benz në shifra globale. Vetëm për periudhën Janar-Shtator ka bërë shitje rekord prej 10,079 automjetesh, përkundrejt 10,201 të tillave të shitura gjatë të gjithë 2014-ës. Deri tani, rivalët lokalë BMW dhe JLR nuk i kanë bërë akoma publike të dhënat e tyre.
Tregu indian po spostohet drejt blerjes së SUV dhe Mercedes –Benz nuk i ka korrur ende benefitet e saj. Portofoli i SUV që përfshin GLA, ML-Class dhe GL-Class u rrit fuqishëm me 70 % vetëm për periudhën Janar-Shtator.
Gjithashtu, për tre muaj me radhë deri në shtator , Mercedes-Benz ishte marka më e mirë në botë e makinave luksoze të shitura, duke ia kaluar BMW-së dhe Audi-t me kërkesën tejet të lartë për makinat e portofolit SUV.
Mercedes-Benz po kërkon të rifitojë lidershipin global në sektorin e makinave luksoze . Sidomos në Kinë ku shifrat tregojnë se po ia del më së miri dhe shitjet kanë pësuar një rritje me 31 % deri këtë shtator.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto