Kur bëhët fjalë për Samsung Galaxy S7, nuk duam të shikojmë dizajnin standard të modelit paraardhës: diçka në formë ‘blloku’.
Ajo që kërkojmë tani është diçka inovative, diçka që shkon përtej kufijve dhe të marrë në konsideratë të gjithë teknologjinë e mrekullueshme që Samsungu vazhdon të premtojë.
Ndaj, kështu mendojmë se do të duket Galaxy S7, e kompletuar me të gjithë gamën teknologjike që përdor Samsungu…dhe disa që përfshihen te lista jonë e dëshirave.
Ndryshimi kryesor mbetet edhe kësaj radhe ekrani. Nëse Samsung do të ketë më shumë sukses se Gear VR, i duhet të ketë një ekran me rezolucion 8K, standardi më i lartë rezolutiv për një ekran që do t’ju dhuronte një eksperiencë shumë të mprehtë të përdorimit të pajisjes.
Risia që presim me padurim të shikojmë është teknologjia e skanimit iris, e cila do të zëvendësojë skanerat me prekje të gishtave. Teknologjia e skanimit iris është një metodë e automatizuar e identifikimit biometrik që përdor teknika të njohjes së imazheve bazuar në matematikë.
Me kamerën duale (e dyfishtë) të një rezolucioni të lartë në pjesën frontale të pajisjes, me një hapje të avancuar , thjesht duke shkyçur tastierën e telefonit, aparati mund të tregojë se cili është përdoruesi.
Dhe spikeri me bas të pasur në pjesën e sipërme dhe të poshtme të telefonit do të përdorë teknologjinë “omni-sound” që do ta bëjë këtë të fundit një mrekulli të vërtetë multimediale.
Sa për çmimin, shumë i shtrenjtë! Do të surprizoheshim nëse Samsung Galaxy S7 do të lançohej për më pak se çmimi i hedhjes fillestare në treg i Galaxy S6-ës. Nëse do na duhet të bëjmë një supozim nuk duhet të presim më pak se 600 £ ose 650 $.
Kujdes!….Megjithëse janë deri diku të bazuara thashethemet që po qarkullojnë, këto janë dëshirat tona për Samsung Galaxy S7. Marka është kaq inovatore sa që të fiksuarit e teknologjisë , po përdorin imagjinatën për të parashikuar çfarë do të na ofrojë kësaj rradhe kompania me Galaxy S7. Janari i 2016-ës, kur mendohet se do të hidhet në treg për audiencën mbarëbotërore, duket shumë i largët për të apasionuarit e markës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.