Taksat mbi pronën, shpallen tarifat e reja për çdo qytet

Taksat mbi pronën, shpallen tarifat e reja për çdo qytet


Paketa fiskale e vitit 2016 ndryshon mënyrën e taksimit dhe tarifën për 10 taksa. Peshën kryesore e zë taksa mbi pasurinë e paluajtshme, e cila është përcaktuar në bazë të zonave dhe qëllimit se për çfarë përdoret prona. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfshin taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin. Niveli i taksës për ndërtesën është përcaktuar nga 5 lekë në vit për metër katror në zonat rurale, deri në 400 lekë në vit për metër katror në kryeqytet.

Bizneset do të paguajnë taksën për ndërtesën, e cila është 400 lekë në vit për metër katror, që do të thotë që një biznes me sipërfaqe 100 m2 do të paguajnë 40 000 lekë në vit taksë për ndërtesën. Një tjetër taksë e parashikuar në paketën fiskale është ajo për truallin, që është parashikuar në masën 5600 lekë/ha në vit në qytetet kryesore deri në 1400 lekë/ha në vit në qytet e vogla.

Në paktën fiskale është vendosur edhe taksa e kalimit të pronësisë mbi ndërtesat. Vendi është ndarë në tri zona kryesore. Në Tiranë dhe Durrës kjo taksë është 1 000 lekë/m2 për shtëpitë e banimit dhe 2 000 lekë/m2 për ndërtesat për tregti dhe shërbime. Deri tani kalimi i pronësisë tatohej në bazë të ligjit mbi të ardhurat, taksa mbi kalimin e pronësisë do të shtojë detyrimet e individëve kundrejt shtetit. Një tjetër taksë mbi pronën është ajo për zënien e hapësirave publike. Edhe në këtë rast vendimi është ndarë në tri zona, ku taksa më lartë është në Tiranë dhe Durrës dhe zvogëlohet në mënyrë progresive në bazë të madhësisë së qytetit. “Gazeta Shqiptare” boton të plota tabelat mbi pronën për çdo zonë.

Taksa mbi pasurinë
Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendës ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i ndërtesës bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së ndërtesës pranë bashkisë ku ndodhet ndërtesa.

Taksa mbi truallin
Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit në hektar, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.

Taksa për fjetjen
Në paketën e re fiskale është vendosur taksa për fjetjen. Baza e taksës së fjetjes në hotel është numri i netëve të qëndruara në hotel për person. Niveli tregues i taksës është 140 lekë për natë qëndrimi. Këshilli bashkiak vendos për nivelin përkatës të taksës, brenda kufijve të përcaktuar në këtë pikë. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur nga bashkia, për natë qëndrimi, me numrin e netëve të qëndrimit në hotel”, thuhet në projektligjin “Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0