SHBA-të akordojnë 134 milionë dollarë për Ballkanin

SHBA-të akordojnë 134 milionë dollarë për Ballkanin


Shtetet e Bashkuara kanë akorduar mbi 134 milionë dollarë ndihmë për Ballkanin Perëndimor për vitin fiskal 2015, për të mbështetur reformat e nevojshme për integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Këtu përfshihet ndihma për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe ndihmën për sigurinë për Kroacinë dhe Slloveninë, shkruan Zëri i Amerikës.

34 milionë dollarë janë akorduar si ndihmë për nisma për shtetin ligjor dhe reforma. 25 milionë janë ndihmë për përmirësimin e organeve të rendit, sigurisë së kufijve, forcimin e kontrollit për tregtinë strategjike, përfundimin e çminimit dhe shkatërrimin e armëve të lehta.

Për mbështetjen e shoqërisë civile, proceseve politike, medias së pavarur dhe gazetarisë investigative për forcimin e zbatimit të ligjeve kundër korrupsionit dhe institucioneve, janë akorduar 13 milionë dollarë.

22 milonë dollarë janë caktuar për të përmirësuar aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zgjeruar tregtinë brenda rajonit dhe me Evropën. Për nxitjen e zbutjes së konflikteve dhe procesin e pajtimit janë caktuar 4 milionë dollarë.

Për integrimin e rajonit në rrjetet evropiane të energjisë përmes reformave rregullatore dhe politikave në këtë drejtim, shtimin e qasjes tek financat dhe energjia e ripërtëritshme dhe për pakësimin e çlirimit të gazeve të dëmshme, janë akorduar 5 milionë dollarë.

28 milionë dollarë janë caktuar për të ndihmuar aspirantët e NATO-s dhe anëtarët e rinj për të plotësuar kërkesat e aleancës dhe rritjen e bashkëpunimit, si edhe pjesëmarrjen në operacionet e koalicionit dhe paqeruajtëse.

Për forcimin e arsimit profesional dhe rritjen e qasjes në arsimin e lartë janë caktuar 3 milionë dollarë. Në shifrën prej 134 milionë dolarësh është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi, përfshirë integrimin e Veriut në sistemin e drejtësisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Ndërsa për mesazhet kundër ekstremizmit dhe ndihmën për legjislacion kundër luftëtarëve të huaja, buxheti është i veçantë dhe jo i përfshirë në shumën e përgjithshme prej 134 milionë dollarësh.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0