Në një ceremoni të zhvilluar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore më datë 26 Nëntor në Shkup janë përzgjedhur Top 10 kompanitë e vitit në Maqedoni.
TOP 10 Kompanitë më të suksesshme të vitit janë shpallur:
10. Vardar Dollomit
9. Euro Aktiva
8. Prince Enterprice
7. Bas Tuti Fruti
6. Kipper
5. Pofix
4. Gemak
3. Dauti Komerc
2. Alma M
1. Neptun
Kriteret që u përdorën për përzgjedhjen e kompanive janë:
1. Qarkullimi vjetor i kompanisë mbi 5 milionë denarë: Të njëqind kompanitë së bashku kanë pasur qarkullim vjetor prej 600 milionë eurove në vit.
2. Fitimi neto i kompanisë mbi 2 milionë denarë: Neto fitimi i të gjithë kompanive së bashku ka qenë 101 milionë euro.
3. Numri i të punësuarve në kompani të jetë mbi 50: Top 100 kompanitë shqiptare në gjithë sektorin privat marrin pjesë me 1% të të punësuarve me punësime të rregullta.
Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, Ambasadori i Shqipërisë, Blerim Reka, përfaqësuesë të trupit diplomatik, biznesmenë, anëtarë të dhomave ekonomike, si dhe intelektualë të të gjitha sferave.
/Balkanweb/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto