5 – 6 Dhjetor, vjen Wikipedia Weekend Tirana 2015 - Business Magazine Albania

5 – 6 Dhjetor, vjen Wikipedia Weekend Tirana 2015


Wikipedia Weekend Tirana 2015, zhvillohet në fundjavën e parë të dhjetorit për herë të dytë në Shqipëri.


Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise më të madhe në internet që është krijuar dhe mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë bashkë Wikipedianë me eksperiencë nga vende si Kosova, Maqedonia dhe Zvicra me njerëz të interesuar në projekte si Wikipedia dhe t’u tregojë atyre për Wikipedia, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Wikipedianëve shqipfolës.

Wikipedia Weekend in Tirana 2015 organizohet nga komuniteti Open Labs hackerspace dhe Wikimedians of Albanian Lanbuage User Group në ambientet e qendrës Protik në adresën Rruga “Papa Gjon Pali”, Nr 3, kati i parë,Tiranë, Shqipëri.

 

Aktivitetet fillojnë në 9:30 dhe mbarojnë në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) me një shumëllojshmëri punëtorish, prezantimesh, bisedave dhe (më e rëndësishme) editathons ku të pranishmit do punojnë për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia në shqip duke punuar në grup.

 

Rreth Wikipedia

Wikipedia, është një encikplopedi internetike që i jep akses të lirë milliona njerëzve çdo ditë. Me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur. Versionin shqip mund ta gjeni në sq.wikipedia.org. Nuk ka asgjë më të përshtatshme se Wikipedia në qoftë se jeni duke kërkuar për informacione enciklopedike, apo doni të merrni një kuptim bazë të asaj që do të thoni para se te filloni nje kerkim me te detajuar.

Në qoftë se dëshironi t’i bashkoheni projektit si vullnetar, akademik, një organizatë, kompani ose si një organ i pushtetit lokal ose qëndror mund të ndihmoni iniciativën duke komunikuar me Wikimedians of Albanian Language User Group ose Open Labs në mailing list.

 

Ndërlidhje:

  • Foto nga edicioni i kaluar:

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.602023046576137.1073741890.252901221488323&type=3https://www.facebook.com/media/set/?set=a.601588873286221.1073741889.252901221488323&type=3

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0