Ky vit ishte goxha i mirë për Amazonin dhe për Jeff Bezos, CEO e Amazon. Sipas Forbes, ai ka fituar këtë vit $29.5 miliard ose më shumë se GDP-ja e 67 shteteve , përfshirë këtu Kosovën dhe Maqedoninë.
Ky vit ishte mjaft i mirë edhe për miliarderë të tjerë. Mark Zuckerberg fitoi $11 miliard, Larry Page $9.2 miliard, Sergey Brin $8.9 miliard dhe Michael Bloomberg $5.5 miliard. Carlos Slim dikur njeriu më i pasur, këtë vit humbi $ 14.5 miliard.
Jeff Bezos ka një pasuri prej $ 58.4 miliard dhe pati rritjen më të madhe në vlera absolute. Ai bëri $80 milion çdo ditë, $3.4 milion në orë dhe $56.126 mijë për minutë. Pasuria e tij vlen 59 herë më shumë se kontrata e përjetshme $500 milionë dollarëshe e Lebron James me NIKE .
Pasuria që Jeff Bezos ka grumbulluar këtë vit është më i madh se GDP-ja e 67 shteteve. Ja disa prej shteteve që prodhojnë më pak se Amazon:
- Burkina Faso është një shtet në Afrikë me një popullsi prej 18.4 milion dhe një GDP $29.42 miliard llogaritur në 2014 sipas FMN-së.
- Zimbabve ka një popullsi prej 13 milion dhe GDP $27.2 miliard.
- Xhamajka një popullsi prej 2.7 milion dhe GDP $24.1 miliard.
Teorikisht Jeff Bezos mund të blerë AirBnB që ka një vlerë prej $25 miliard dhe kursen akoma $4.5 miliard.
Ja disa prej shteteve që prodhojnë më pak se Jeff Bezos:
- Guinea Ekuatoriale, $28.62 miliard
- Republika e Kongos, $28.36 miliard
- Maqedonia, $27.72 miliard
- Qipro, $27.52 miliard
- Mali, $27.50 miliard
- Armenia, $24.37 miliard
- Mauritius, $23.53 miliard
- Sudani Jugor, $23.50 miliard
- Namibia, $23.48 miliard
- Taxhikistan, $22.40 miliard
- Malavi, $19.58 miliard
- Kyrgyzstan, $19.23 miliard
- Kosova, $16.92 miliard
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto