Për ta kuptuar drejtë veprën e tij, ai është njeriu që revolucionarizoi mënyrën se si porosisim sot. Praktikisht ai shtroi rrugën drejt blerjeve online edhe sipërmarrësve të tjerë drejt industrisë gjigande të botës së e-commerce.
Në këtë artikull tentojmë të hedhim një vështrim interesant rreth ngjarjeve dhe fakteve më pikante që kanë shenjuar jetën e këtij personazhi. Që nga fëmijëria e deri te kauzat që i konsideron të shtrenjta, ja cilat janë 20 gjërat që mbase nuk i keni dëgjuar askund rreth Jeff Bezos.
Njeriu që e rriti atë nuk ishte babai i tij biologjik
Jeffrey Preston Jorgensenlit u lind më 12 janar të 1964 nga Jacklyn Gise Jorgensen dhe Ted Jorgensen. Pas një viti martesë, çifti u divorcua. Më pas mamaja e tij u martua me Miguel “Mike” Bezos, i cili e adoptoi në mënyrë ligjore Jeff-in në moshën 4 vjeçare.
Djaloshi e adhuronte gjyshin e tij
Gjyshi nga nëna i Jeff Bezos, Lawrence Preston Gise punonte si Drejtor Rajonal në Komisionin e Energjisë Atomike të SHBA-ve. Ai luajti një rol madhor në jetën e Jeff-it dhe ishte pikërisht prej tij që iu injektua interesi për komjuterat.
Jeff ishte tmerrësisht kurioz
Jeff ka një pasion për të rregulluar gjërat dhe për të kuptuar mënyrën se si funksionojnë. Ishte gjithmonë një hap para të gjithëve, gjë që ishte e dukshme edhe nga dëshira e tij e hershme për t’u bërë një ‘sipërmarrës i hapësirës.’
Shpikjet dhe krijimi i gjërave të rejave kanë qenë gjtihmonë një pasion për Jeff-in
Do ta gjeje gjithmonë duke shpikur diçka të re: një sobë gatimi që punonte me energji diellore, mjet lundrues me jastëk ajri, robot, lazer dhe pajisje elektrike alarmi; alarmi punonte si një sistem sigurie për t’i ‘dëbuar’ motrat dhe vëllezërit jashtë dhomës.
U bë dhënësi i lamtumirës i brezit të tij në gjimnaz dhe i provoi vetes se ishte inteligjent.
Artikulli u puplikua më parë në faqen 48 të numrit 7 revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Jeff Bezos është konsideruar një student inteligjent në gjimnazin e tij duke qenë se ishte ai dhënësi i lamtumirës për brezin e maturës së atij viti. Ai studioi fizikë në Universitetin e Princetonit, por më pas ndërroi degën e studimeve për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Elektrike.
Mësoi se mirësia nuk vjen kollaj
Në 2010-ën gjatë fjalës së mbajtur të fillimit të vitit akademik në Universitetin e Princetonit, foli se si e kishte bërë gjyshen e tij të qante kur e kishte qortuar atë për duhanpirjen. Pas kësaj gjyshi i tij i ka thënë, “Jeff, një ditë do ta kuptosh se është më e vështirë të jesh i mirë, se sa i zgjuar.”
Jeff i ndërronte punët
Në fillimet e tij ai punonte për Fitel, një kompani startup në fushën e telekomunikacioneve ku punoi për 2 vite. Pasi hoqi dorë nga një punë e qëndrueshme në Trustin e Bankierëve, ai iu bashkua D.E. Shaë-t, një firme të menaxhimit të investimeve në Wall Street.
U dashurua me një kolege pune
Mackenzie (Tuttle) Bezos ishte kolegia e tij në D.E. Shaë. Ata u martuan në 1993 dhe pas një viti u shpërngulën në Seattle për t’i dhënë jetë “Amazon.Com”.
Bashkë me bashkëshorten kanë adaptuar një vajzë nga Kina
Jeff dhe MacKenzie kanë tre djem dhe një vajzë, të cilën e kanë adaptuar në Kinë.
La një punë të qëndrueshme për të nisur Amazon.com
Jeff Bezos hoqi dorë nga pozicioni i zëvendës presidentit te D.E. Shaw për të nisur një biznes të tijin. Ai mori me qera një shtëpi, garazhdin e së cilës e përdori së bashku me punonjësen e tij të parë, Shel Kaphan.
Para se të quhej Amazon.com kompania ka ndërruar disa emra
Para se ta ‘ndante menjden’ për Amazon.com, kompania është quajtur më parë Cadabra ose Relentless.com. Emërtimi “Amazon.com” i dedikohet lumit të famshëm të Amerikës së Jugut dhe logoja e cila paraqet një shigjetë nga A te Z, nënkupton që klientët mund të blejnë çdo gjë nga A te Z.
Jeff beson te skuadrat e vogla
Jeff Bezos beson në parimin që “Two Pizza Rule” (Dy pica sundojnë): nëse një skuadër nuk mund të “ushqehet” me dy pica, atëherë ajo është shumë e madhe. Sipas tij, mendimi i pavarur duhet të mbizotërojë mendimin në grup.
Njeriu është një qënie koprace edhe sot e kësaj dite
Natyrën koprace të njeriut e vërtetoi kur themeloi Amazon.com nga garazhi, ndërsa e shndërroi një derë prej druri që ti shërbente si një tryezë. Edhe sot e kësaj dite, tryezat në zyrat e Amacon.com përdorin të njëjtin model të ‘tryezave dyer’.
Bujar për kauza të drejta
Kur Jennifer Cast, një punonjës i tij i kërkoi Jeff-it një dhurim prej 100,000 dollarë për kauzën e një martese brenda të njëjtit seks në Washington, Jeff dhe e shoqja dhuruan 2.5 milionë dollarë.
Jeff është ‘i pamëshirshëm’ nëse lind nevoja
Ai është një njeri shumë kompetitiv dhe që nuk dorëzohet. Ai bën ulje drastike për artikujt e website-it të tij në mënyrë që t’i nxjerrë konkurrentët jashtë loje. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Quidsi, përgjegjës për Diapers.com, konkurrentin e tij me ofertat dhe uljet marramendëse për t’i barazuar çmimet me ato të Diapers.com.
Nuk e toleron inkompetencën
Nuk është fans i të paaftëve. As në kompaninë e tij nuk e toleron dot një gjë të tillë. Disa fyerje të drejtëpërdrejta që ka përdorur kundër punonjësve të tij në punë kanë qenë: “Je gjë dembel apo thjesht një i paaftë?” ose “Duhet t’i aplikojmë inteligjencë njerëzore këtij problemi.”
Artikulli u puplikua më parë në faqen 48 të numrit 7 revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Thuajse ka qenë pjesë e një aksidenti fatal
Në 2003-in, u përfshi në një aksident me helikopter ku pësoi disa gërvishtje të lehta në kokë. Gjatë aksidentit, në vend që para momentit fatal t’i shfaqej e gjithë jeta si një ‘flashback’, ka menduar se ishte vërtet një mënyrë idiote për të vdekur. Sot ai është betuar të mos hipë kurrë në një helikopter.
Bleu një gazetë
Në 2013-ën Jeff Bezos u bë kryefjala e titujve të mediave me blerjen e Washington Post-it për 250 milionë dollarë. Ai shkroi për Washington Post se gjërat do rrinin njësoj në kompani, por nuk mohoi se ndryshimet do të ishin të paevitueshme.
Eksploruesi brenda tij është i apasionuar pas udhëtimeve në hapësirë
Që prej kohës kur ishte fëmijë, ishte kaq shumë i interesuar për flutuurimet hapësinore. Në 2000-in, ai filloi një kompani hapësinore, “Blue Origin, LCC” me vizionin që të shkurtonte shpenzimet e udhëtimeve në hpësirë, kështu që çdokush do mund të fluturonte.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.