Operatorët turistikë lëshuan një lumë ankesash drejtuar ministrit të Zhvillimit Ekonomik, në një takim mbi ecurinë e turizmit në vitin 2015 dhe pritshmërive për 2016-n. Ankesat kishin të bënin kryesisht me infrastrukturën, ndotjen e mjedisit apo taksat e larta.
“Është rruga e pishave, plot pluhur dhe gropa, të cilat mbulohen me ujë dhe baltë nga shitësit ambulantë që shesin anash rrugës, e njëjta gjë ndodh dhe në plazh ku fshatarët e zonës vijnë me kafshë dhe shesin prodhimet. Shprehja që disa prej tyre kanë thënë, ok hotelet janë të mira, po jashtë duket Kandahar. Postblloqet e policisë që ndodhen kudo janë shqetësuese, pasi ndalojnë autobusët me turistë në çdo kohë. Absurditet tjetër është moslejimi i autobusëve për tek Plepat, pasi aty është vendosur një tabelë për interesa klienteliste. Na është dashur të përdorim ose miq, ose po e them shumë hapur, pagesa nën dorë”, thotë Ilda Kasa, Operatore Turistike.
“Sektori i turizmit do të dijë se deri kur ky borxh do të realizohet, pasi TVSH nuk do të jetë një borxh i hapur. Hoteleria duke pritur se do të ketë një TVSH të reduktuar, duke besuar te kjo, ka dhënë një ofertë irreale, që ka prodhuar një bazë informaliteti që do ta shoqërojë gjithë 2016”, tha Enver Mehmeti, Shoqata e Turizmit Shqiptar.
Operatorët turistikë paralajmëruan se kjo mund të cojë deri në anullimin përfundimisht të kontratave me Shqipërinë nga shoqëritë e huaja turistike. Por ministri Arben Ahmetaj kërkoi nga operatorët, por në mënyrë të veçantë edhe nga media, qe të ndihmojnë në reklamimin e turizmit shqiptar.
“DO ishte më e rëndësishme që media të marrë gjënë e duhur, rritjen e numrit të turistëve, 3.5 herë. Më shumë na e mburrin sitet ndërkombëtare vendin se sa vetë. Gjej rastin që të ndaj me ju dhe atë pamundësi që patëm këtë vit për të ulur TVSH e turizmit Ngelet një premtim i pambajtur. Besoj që me gjithë ato reforma që kemi ndërmarrë dhe atë konsolidim fiskal që kemi arritur, besoj se 2017 do të jetë një investim i sigurtë për atë që kemi premtuar”, tha Arben Ahmetaj, ministër i MZHETS-së.
Operatorët thonë se taksa e uljes në aeroport e bën vendin tonë më të shtrenjtin në rajon. Por ministri Ahmetaj tha se qeveria ka rënë dakord me kompaninë koncensionare për liberalizimin e fluturimeve.
“Ne kemi rënë dakord me konçesionarin e Rinasit, për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare dhe kemi kërkesa konkrete për aeroporte low cost. Marrëveshja me konçesionarin po kalon në qeveri dhe Parlament. Hapi i dytë automatikisht është diskutimi për tarifat”, vijoi Ahmetaj.
/Top-Channel/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.