Enti Rregullator i Energjisë deklaron se çmimi i energjisë nuk ndryshon deri në 30 qershor 2016. Dhe për këtë vendim ka ndikuar rritja e arkëtimeve nga ana e OSHEE. Ndërkohë ERE ka kërkuar që në 6 muajt e dytë të 2016 të mos ketë fatura amorfe.
“Të pajisen konsumatorët me matës të energjisë. Mosrritja e çmimit vjen pasi janë rritur arkëtimet nga energjia. OSHEE ka bërë performancë të mirë në mbledhjen e arkëtimeve”, ka deklaruar ERE.
Po ashtu ERE kërkon që investimet në sistemin energjetik të vijojnë dhe të rritet cilësia e shërbimit në sistemin energjetik.
/Balkanweb/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto