Pretendenti kryesor republikan për kandidaturën presidenciale në SHBA, Donald Trump, tha se ka në plan që të shpenzojë 2 milionë dollarë në javë për fushatën e tij publicitare.
Ai deklaroi se do të reklamojë fuqishëm në Ajoua, Nju Hempshajër dhe Karolinën e Jugut para zgjedhjeve brenda Partisë Republikane në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Miliarderi Trump, i cili e ka ndërtuar pasurinë e tij me shitblerje pronash, deklaroi më herët se ai e financon vetë fushatën elektorale dhe nuk do të jetë kurrë në xhepin e lobistëve apo korporatave të fuqishme. Ai gjithashtu këmbëngul se deri tani ka shpenzuar shumë pak për fushatën e tij.
“Do të shpenzoj 2 milionë dollarë në javë, mbase edhe më shumë. Shtetet ku do të përqendrohem janë Ajoua, Nju Hempshajër dhe Karolina e Jugut”, deklaroi Trump për CNN.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.