Gjermania 670 euro shpenzime në ditë për emigrantët në 2016-ën

Gjermania 670 euro shpenzime në ditë për emigrantët në 2016-ën


Shtetet federale të Gjermanisë kanë planifikuar që në total të shpenzojnë 16.5 miliardë euro në vitin 2016 për emigrantët.

Lajmi është bërë i ditur nga një studim vendas, i cili ka marrë nën shqyrtim planifikimet e bëra nga Ministritë e Financave të shteteve respektive. Fondet do të shpenzohen për strehim, ushqim, dhe një sërë shërbimesh ku përfshihen kujdesi shëndetësor, edukimi, etj. Në bazë të një përllogaritjeje, strehimi i një emigranti i kushton Gjermanisë afro 670 euro në ditë.

Një problem më serioz i menaxhimit të refugjatëve është bërë edukimi. Qeveria ka njoftuar se për të shkolluar 300.000 fëmijë që kanë kërkuar azil me prindërit e tyre, nevojiten afro 25.000 mësuesë.
Megjithatë, nuk janë vetëm fëmijët ata të cilët kanë nevojë për shkollim, pasi pjesa më e madhe e të rriturve nuk e zotëron gjuhën gjermane.

Sa i përket shpenzimeve, ekspertët thonë se përllogaritja është bërë në bazë të një projeksioni të bazuar në trendin aktual të ardhjeve të azil-kërkuesve. Shifra e shpenzimeve mund të ndryshojë në rast se parashikimi nuk do të jetë i saktë. Kjo do të thotë se në rast se në vend do të vijnë më shumë emigrantë shpenzimet do të rriten dhe anasjelltas.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0