Nga Dr. Albert Gjoka – Në një botë që ndryshon vazhdimisht bëhet gjithnjë e më e vështirë përshtatja, mbijetesa dhe akoma më sfiduese suksesi në sipërmarrje. Në një mjedis kaotik nuk kanë shumë rëndësi bizneset e strukturuara dhe të qëndrueshme, sepse nuk ekzistojnë më të tilla, por një qasje elastike në drejtimin dhe menaxhimin e biznesit.
Për këtë arsye, vlen për këdo, por sidomos për njerëzit e sipërmarrjes që të përftojnë njohuri cilësore, të cilat u mprehin shqisat e përshtatjes, të kuptimit të mjedisit dhe rrisin të ashtuquajturat “aftësi të buta” që u nevojiten në aktivitetin e përditshëm.
Modelet e sipermarrjes, njohja e parasë, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, menaxhimi i kohës, sjellja ndaj konkurrentëve, fokusi, vendimmarrja, lidershipi apo negocimi janë disa nga aftësitë që sot duhen më shumë se kurrë.
Viti 2026 ka nisur me plot sfida, konflikte, tensione dhe kaos në mënyrën sesi funksionojnë marrëdhëniet njerëzore, raportet mes shteteve dhe betejat për tregje.
Drejtuesi i librarisë ‘’Leximtari’’, Dr. Albert Gjoka ka bërë një vlerësim të gjithë librave të biznesit dhe zhvillimit personal që janë botuar në gjuhën shqipe; ka shqyrtuar me vëmendje edhe botimet që janë hedhur në qarkullim gjatë vitit 2025 si dhe ka përzgjedhur aftësitë specifike që mund t’i nevojiten çdokujt që ofron produkte apo shërbime për të përmirësuar sipërmarrjen, duke marrë në konsideratë nevojat dhe tiparet e mjedisit tonë.
Ne kemi marrë në konsideratë jo vetëm autorë të huaj, por edhe shqiptarë si profesorin Adrian Cicivi, sipërmarrësin Vasil Naçi apo ekspertin e marketingut digjital, Renato Civili, të cilët me idetë dhe mendimet e tyre i flasin biznesit tonë me shembuj dhe mendësi konkrete.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto