Lynk & Co 02 arrin vlerësimin më të lartë të sigurisë nga Euro NCAP - Business Magazine Albania

Lynk & Co 02 arrin vlerësimin më të lartë të sigurisë nga Euro NCAP

Lynk & Co 02 është vlerësuar me rezultatin më të lartë të sigurisë nga Euro NCAP, një organizatë që vlerëson sigurinë e automjeteve të reja përmes testeve rigoroze të përplasjeve, duke e konfirmuar atë si automjetin më të sigurt në klasën e tij të testuar në vitin 2025.

Me rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë e vlerësimit, duke përfshirë vlerësimin më të lartë të regjistruar ndonjëherë prej 89% për Ndihmën e Sigurisë, 02 po vendos një standard të ri sigurie për makinat evropiane, duke e kombinuar atë me dizajnin inovativ, qëndrueshmërinë e botës reale dhe teknologjinë e përparuar.

Rezultati i lartë i 02 bazohet në performancën e testimit në 4 kategoriPasagjer i Rritur, Pasagjer Fëmijë, Vulnerable Road Users dhe Safety Assist. Modeli 02 arriti rezultate të shkëlqyera në çdo fushë: 90% për Mbrojtjen e Pasagjerëve të Rritur, 87% për Mbrojtjen e Pasagjerëve Fëmijë, 83% në Vulnerable Road User Protection dhe një 89% të jashtëzakonshëm në Safety Assistmë e larta e regjistruar ndonjëherë nga Euro NCAP në ciklin e saj aktual të vlerësimit.

Lexo edhe: Mektrin zyrtarizon bashkëpunimin me Isuzu: një hap i madh për tregun e transportit profesional

Siguria ka qenë gjithmonë një shtyllë thelbësore e strategjisë sonë të produktit dhe me Lynk & Co 02, ne e kemi ngritur standardin për veten tonë – dhe për të gjithë segmentin. Arritja e vlerësimit më të lartë Euro NCAP të regjistruar ndonjëherë për një SUV kompakt është një sinjal tregues i rrugës ku po shkojmë.” -David Green, Zëvendëspresident i Produkteve dhe Strategjisë në Lynk & Co International.

Një nga pikat kryesore të këtij modeli është autonomia e konsiderueshme: deri në rreth 445 km sipas ciklit WLTP, që e bën atë të përshtatshëm për udhëtime të gjata pa nevojë për karikime të shpeshta. Motori elektrik i tij prodhon rreth 272 KF, duke i mundësuar makinës të përshpejtojë nga 0-100 km/h në rreth 5.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale rreth 180 km/h. Karikimi i shpejtë DC deri në 150 kW lejon që bateria të arrijë nga 10 % në 80 % në rreth 30 minuta në një stacion karikimi të shpejtë.

Për sa i përket dizajnit dhe komoditetit, 02 ofron përmasa praktike që ofrojnë një kombinim të mirë të hapësirës së brendshme dhe bagazhit, me rreth 410 L në bagazh dhe deri në 1400 L kur ulen sediljet e pasme. Sistemi infotainment shfaqet në një ekran të madh qëndror 15.4”, I cili ofron lidhje 5GApple CarPlay dhe Android Auto, si dhe opsione të ndryshme të sistemit audio, përfshirë një sistem Harman Kardon me 14 altoparlantë në versionet më të larta.

Në këtë mënyrë Lynk & Co 02 është një makinë që mund të rekomandohet lehtësisht për të gjithë drejtuesit, si për ata që kërkojnë performancë të fuqishme, dhe për drejtuesit që kërkojnë një makinë të sigurt gjatë udhëtimit me familjen e tyre. Prej kohësh tashmë, Lynk & Co është zyrtarisht në Shqipëri përmes Mektrin dhe ju mund të testoni tani jo vetëm modelin 02 por edhe shumë të tjera, të përshtatshme për çdo kërkesë tuajën.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0