Pas më shumë se 20 vitesh duke trajtuar pacientë me sëmundje të zemrës, mjeku kardiolog Dr. Sanjay Bhojraj ka arritur në një përfundim që shumë pak njerëz e marrin seriozisht: ajo që bëni në mbrëmje mund të jetë vendimtare për shëndetin tuaj.
Lexo gjithashtu: Sekreti i suksesit të Google? Kjo pyetje e thjeshtë i ndryshoi karrierën përgjithmonë
Sipas tij, problemet me zemrën nuk shfaqen papritur, por ndërtohen gradualisht përmes zakoneve të përditshme, dhe veçanërisht atyre që kemi pas orarit të punës. Trupi ynë në mbrëmje duhet të kalojë në një gjendje qetësie dhe rigjenerimi, por shumë nga veprimet tona bëjnë pikërisht të kundërtën.
Një nga gabimet më të zakonshme është ngrënia vonë. Në mbrëmje, metabolizmi ngadalësohet dhe organizmi e ka më të vështirë të përpunojë ushqimin, çka ndikon në rritjen e sheqerit në gjak dhe inflamacionin. Po aq problematike është edhe ekspozimi ndaj dritës së fortë artificiale, sidomos nga ekranet, që pengon prodhimin e melatoninës dhe prish gjumin.
Por nuk ndalet këtu. Edhe stresi nga emisionet televizive, debatet apo situatat emocionale mund të rrisë tensionin dhe të ndikojë drejtpërdrejt në zemër. “Trupi nuk e di që është thjesht një program televiziv”, thekson mjeku, duke paralajmëruar se reagimi është real dhe fizik.
Edhe aktiviteti fizik i rëndë në orët e vona nuk rekomandohet. Edhe pse sporti është i shëndetshëm, ushtrimet intensive natën mund të mbajnë trupin në gjendje alarmi dhe të prishin ritmin natyror të pushimit.
Një tjetër faktor i nënvlerësuar është alkooli në mbrëmje. Edhe në sasi të moderuara, ai prish cilësinë e gjumit, rrit rrahjet e zemrës dhe ndikon në presionin e gjakut gjatë natës. Shtoji kësaj edhe debatet apo bisedat e tensionuara në familje, të cilat sipas ekspertëve mund të shkaktojnë reagime të forta në sistemin kardiovaskular.
Në fund, përdorimi i tepërt i telefonit apo tabletit para gjumit është një tjetër armik i heshtur. Drita blu dhe stimulimi i vazhdueshëm e mbajnë trurin aktiv, duke e bërë më të vështirë pushimin e thellë.
Mesazhi i mjekut është i qartë, mbrëmja duhet të jetë koha kur trupi qetësohet, jo kur mbingarkohet. Sepse, sipas tij, zemra ka nevojë për pushim po aq sa për aktivitet dhe shpesh, dëmi më i madh ndodh pikërisht kur ne mendojmë se po relaksohemi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto